Menaxher kategorie Smartphone 101 views

Job Expired

Nëse doni të sfidoni veten dhe të jeni pjesë me punën tuaj të një ndryshimi në Shqipëri, kompania jonë është vendi i duhur për të punuar.

Me një rritëm të lartë rritje çdo vit jemi bërë lideri i shitjeve online.
Menaxhojmë disa prej portaleve më të suksesshme në shitje si: www.aladini.com www.bukinist.al www.beba.al www.idedhuratash.al .
Edhe pse sukseset kanë qënë të mëdha në rrugën tonë sfidat që na presin janë edhe më të mëdha.
Ne besojmë në aftësitë e individëve dhe jemi të bindur që nëse keni motivimin e duhur dhe dëshirën për tu përmirësuar vazhdimisht
do të bëheni liderë të fushës tuaj duke qënë pjese e kompanisë tonë.

Përshkrim i pozicionit:

Drejton kategorinë e Smartphone për të gjitha kanelet ose portalet tona të shitjes. Është kompetent për strategjinë dhe rezultatin e kësaj kategorie në kompani. Kërkon dhe negocion me furnitorët e kategorisë duke siguruar produtket e duhura me çmimet e duhura në treg. Paraprin nevojat e konsumatorit duke siguruar trendet dhe kërkesat e tyre.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për planifikimin dhe implementimin e strategjisë për kategorinë e Smartphone.
  • Menaxhon portofolin e produkteve online.
  • Punon me marketingun për të rritur shitjet e kategorive.
  • Zhvillon dhe ekzekuton strategjinë e çmimeve dhe promocioneve të kategorive.
  • Analizon tregun dhe trendet, shitjet për të zbuluar një trajektore e cila do ta ndihmojë të përmirësojë rezultatin e kategorisë.
  • Drejton negocimin dhe komunikimin me furnitorët për sigurimin e çmimeve dhe games të përshtatshme me strategjinë.

Kualifikime dhe aftësi:

  • Më shumë se 2 vite përvojë në sektorin e produkteve të Smartphone.
  • Pasion për e-commerce.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, zgjidhës problemesh dhe I kujdeshëm ndaj detajeve.
  • Aftësi të provuara negocimi dhe influencimi.
  • Integritet të lartë, komunikim të shkëlqyer ndërpersonal, dhe aftësi për të respektuar afatet.

Kushte e punës: Nettrade Albania ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe nëpërmjet emailit tek adresa hr@nettrade.al deri më datë 15 Shkurt 2021.
Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr. Dritan Hoxha, Blloku Gintash Nr.11
  • Profili Tregti