Menaxher Fashion Avenue 37 views1 application

Menaxher Zonal/ Fashion Avenue

Qëllimi i pozicionit: Arritja e objektivave për departamentet në varësi, përmes një drejtimi të suksesshëm të punonjësve në varësi, ndërtimin e një strategjie të suksesshme për shitjet, si dhe menaxhimin efektiv të stokut.

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Në bashkëpunim me stafin në varësi harton planin dhe strategjinë për periudha të caktuara për departamentet që ka në manaxhim.
  2. Mbështet Drejtorin e Hipermarketit në procesin e manaxhimit të punës në Hipermarket me qëllim përmbushjen e objektivave dhe rritjen e performancës në Hipermarket.
  3. Analizon të dhënat në dispozicion në lidhje me departamentet në varësi dhe vjen me propozime për adresimin e çështjeve të evidentuara.
  4. Monitoron në mënyrë periodike paraqitjen e produkteve në rafte në departamentet në varësi, duke verifikuar informacionin që lidhet me përshkrimin dhe çmimin dhe punon me stafin në varësi për adresimin e problematikave (nëse evidentohen të tilla).
  5. Bashkëpunon me Arkitektët dhe stafin e departamentit të Marketingut për procese të ndryshme që mund të kryen në Hipermarket.
  6. Zbaton me përpikmeri nga ana e tij/saj dhe personave që supervizon, të gjitha procedurat dhe rregulloret e miratuara.
  7. Angazhohet në zgjidhjen e çështjeve urgjente dhe raporton zgjidhjen e tyre.
  8. Angazhohet në trajnimin e stafit të ri rreth produkteve dhe procedurave të kompanisë.
  9. Kontribuon me ide në organizimin e promocioneve dhe implementimin e produkteve të reja.
  10. Përfshihet në procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve në Hipermarket duke dhënë vlerësime objektive të bazuara në rezultate.

Kërkesa Esenciale:
Edukimi: Të ketë përfunduar studimet universitare.
Eksperienca: Më shume se 3 vjet në pozicione supervizuese ose menaxheriale, eksperienca pune në shitje me pakice është një avantazh
Aftësitë e nevojshme:

  1. Aftësi për të ndërtuar një skuadër të suksesshme.
  2. Aftësi komunikimi të shkëlqyera.
  3. Aftësi shumë të mira analitike.
  4. Aftësi vendimmarrëse
  5. I aftë për të ndërtuar marrëdhenie produktive dhe për të motivuar anëtarët e tjerë të skuadrës
  6. Përkushtim të fortë për shërbimin ndaj Klientit.
  7. Aftësi për të punuar nën presion dhe manaxhimi i situatave sfiduese.

Disponibiliteti: Të jetë i/e disponueshëm/me për të punuar me turne
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: hr@mercato.al
2.Kontaktoni në numrin 069 40 22 492
3. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 34 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice