Menaxher Eventesh 93 views

Job Expired

Toscana AgroVital me vendndodhje në adresën: Hotel/Restorant Vila Toscana, Rrugës për në Ndroq, Km 12.
kërkon të punësojë:
Menaxher Eventesh

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Mbikqyr punën e stafit të shërbimit në Restorant (kamariere, ndihmës kamarier) dhe menaxhon me kujdes dhe sukses fluksin dhe kërkesat e klientëve.
  • Menaxhon sallën e eventeve (kamarierët, shërbimin, ushqimin, pijet etj).
  • Koordinon punën midis kamarierëve dhe personave të tjerë në sallë për maksimizimin e shërbimit.
  • Është përgjegjës për shërbimin ndaj klienteve dhe kujdeset që shërbimi të jetë sa më i saktë, cilësor dhe me etikë.
  • Bën prezantimin e menusë tek klientët dhe jep përgjigje pyetjeve që mund t’ju bëhen nga klientët si dhe mund të bëjnë rekomandime sipas kërkesës.
  • Siguron që klientët kanë marrë porosinë e tyre dhe nëse porosia ju është servirur në kohë.
  • Kontrollon nëse klientët janë duke shijuar ushqimin dhe është në gatishmëri për të rregulluar çdo lloj problem që mund të kenë.
  • Merr masa për rregullimin e çdo problemi ose komunikimi me klientin.
  • Siguron që tavolinat dhe karriget janë te pastra dhe e gjithë salla të jetë në rregull.

Kriteret dhe aftësitë:

  • Edukimi; Arsimi i lartë. Përbën avantazh dega e studimit: Menaxhim biznesi, menaxhim hotelerie.
  • Të ketë mbi 2 vite eksperience punë të ngjashme
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë korrekte;
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës
  • Të jetë i/e rregullt dhe i/e aftë të përballojë fluksin e punës.
  • Të jetë i/e përgjegjshëm dhe korrekt.
  • Mosha: Mbi 28 vjec.

*Transporti i garantuar nga kompania
*Kushte shume të mira pune
*Pagë e kenaqshme
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë kërkesen e tyre në adresën e Email: vilatoscana159@gmail.com
Ose mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 0674055501

Mirëpresim cdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme!

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Vaso Pasha
  • Profili Tregti