Globe Group

Follow

Globe Group

Company Information

  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Vaso Pasha
  • Profili Tregti

About Us

Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, Globe u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend. Në vitin 2007 hapet Qendra “Globe home expert” me vendndodhje në Rrugën “Kavajës” me një sipërfaqe totale 2000 m² duke paraqitur një imazh të ri në fushën e teknologjisë, në shërbimin cilësor dhe kualifikimin e duhur të një stafi profesional.

Sot ne jemi krenar të themi se rrjeti i dyqaneve Globe në gjithë Shqipërinë numëron 13 dyqane: Tirana 1, Tirana 2, Tirana 3, Fier, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Shkodër, Lezhë dhe Kuçovë. Kur ju të vizitoni një nga dyqanet tona, nuk do të jeni duke folur me dikë që është nën presion të arrijë objektivat por me dikë që i ka arritur tashmë ato. Çdo punonjës është specialist në sektorin përkatës.

Por ne nuk mjaftohemi me kaq, ne fokusohemi në shërbimin ndaj klientit: nga transporti në instalim, servis dhe riparim të specializuar. Ne krenohemi me shërbimin profesional që kemi për klientët tanë edhe pas shitjes.