Menaxher/e Marketingu 19 views

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:

Menaxher/e Marketingu

Qëllimi i Pozicionit:
Menaxheri/ja e Marketingut është përgjegjëse për planifikimin, organizimin dhe implementimin e strategjive të marketingut, me qëllim rritjen e imazhit të kompanisë, promovimin e produkteve/shërbimeve dhe rritjen e performancës tregtare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:​

  • Harton dhe zbaton strategjitë e marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Menaxhon fushatat promocionale dhe aktivitetet marketingu.
  • Koordinon komunikimin dhe bashkëpunimin me agjenci marketingu dhe partnerë të jashtëm.
  • Monitoron performancën e fushatave dhe analizon rezultatet.
  • Menaxhon dhe zhvillon prezencën e kompanisë në rrjetet sociale dhe kanalet e komunikimit.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për promovimin e produkteve dhe aktiviteteve të kompanisë.
  • Ndjek trendet e tregut dhe propozon ide inovative për zhvillim marketingu.
  • Menaxhon buxhetin e marketingut sipas planifikimit.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në marketing dhe menaxhim ekipesh përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese.
  • Njohuri të mira të marketingut dixhital dhe rrjeteve sociale.
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

Çfarë ofron Megatek:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere.
  • Trajnime dhe mbështetje në zhvillim profesional.
  • Pagesë konkurruese.

Procedura e aplikimit:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV të detajuar

Email: humanresources@megateksa.com

Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 18 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice