Menaxher/e Marketingu 89 views1 application

Job Expired

LUFRA Group, e krijuar mbi 28 vite më pare, është sot kompania më e madhe e produkteve te qumeshtit në vende. Me fabrikë në Lushnje, Rrogozhinë dhe një fabrikë uji në Dukat, Vlorë, dhe prezente në të gjithë Shqipërinë me mbi 40 produkte të ndryshme për konsumatorin.
Aktualisht per kompanine Dukat kërkon të punësojë një Menaxher/e Marketingu.

Detyrat

  • Propozimi i strategjive të ndryshme të marketingut
  • Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i/e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve të kompanise
  • Koordinimi dhe mbajtja e korrespondencës me partneret në lidhje me direktivat e marketingut për brande të caktuara
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjes, blerjeve dhe administratës për planifikimin dhe implementimin e ofertave
  • Menaxhimi dhe monitorimi i web-it zyrtar të kompanisë dhe shënderrimi i tij në një instrument efikas prezantimi dhe shitjeje
  • Menaxhimi dhe monitorimi i përdorimit të mediave sociale duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti
  • Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të marketingut
  • Monitoron dhe raporton lidhur me aktivitetin si dhe efikasitetin konform strategjisë
  • Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave promocionale
  • Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse
  • Organizon dhe përcakton dizajnin e posterave dhe të broshurave per produktet e kompanise

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose degë të ngjashme
  • Minimalisht 3 vjet përvojë pune në pozicione te ngjashme
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar)
  • Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet
  • Aftësi organizative dhe menaxheriale
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese
  • Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta
  • Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
  • Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese

*Transporti mbulohet nga kompania
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:
CV të detajuar, Leter interesi tek zyrat qëndrore të Lufra ose nëpërmjet e-mailit: hr@lufra.al.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Lushnje
  • Profili Prodhim/Perpunim