Pershkrimi
Klinika Brianza Dent është një klinikë moderne në Shqipëri që funksionon që nga viti 2008. Me mjekë të specializuar në Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri ofrojmë shërbime në kirurgji, implantologji, ortodonci, terapi dhe estetikë.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Menaxher/e e Burimeve Njerëzore. Menaxhere e Burimeve Njerëzore është përgjegjës për përgatitjen, zhvillimin dhe funksionimin e të gjitha programeve të burimeve njerëzore duke përgatitur strategjitë për trajnimin, zhvillimin e personelit, matjen e performancës, përgatitjen e procedurave etj
Detyrat
- Zhvillon strategjitë për menaxhimin e burimeve njerëzore të kompanisë.
- Menaxhon punonjësit e kompanisë që të zbatojnë rregulloren e kompanisë, duke i informuar për të drejtat dhe detyrimet që kanë.
- Udhëheq procesin e sistemit të vlerësimit të performancës si edhe të punonjësve që përfundojnë periudhën e proves, duke njoftuar përpara afatit Eprorët e tyre.
- Në varësi të rezultatit, komunikohet ndërprerja e kontratës sipas kodit të punës ose vazhdimësia e saj dhe vlerësimit monetar.
- Udhëheq procesin e rekrutimit për pozicionet e punës për secilin departament të kompanisë dhe kompanive të grupit.
- Zhvillon strategjinë e publikimit të njoftime të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar (vetëm për njoftimet e punës) sipas kategorisë të pozicionit të punës.
- Formulon kontratat e bashkëpunimit me këto kompani, të shqyrtuara më parë nga departamenti ligjor dhe ndjek procesin e likujdimit të faturave.
- Harton njoftimet e punës për pozicionet vakante duke u bazuar në përshkrimin e punës dhe përcakton portalet e publikimit sipas njoftimeve.
- Harton dhe përditëson Grafikun e Lejes Vjetore për punonjësit e kompanisë.
- Realizon raport mujor për veprimtarinë e punës.
- Dërgon të dhënat e punonjësve për t’i rregjistruar dhe çrregjistruar skema e punësimit, sipas afateve dhe procedurave dhe ja dërgon Departamentit të Financës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Shkencat Ekonomike, Shoqërore, etj.
- Të ketë eksperiencë pune në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
- Të ketë aftësi shumë të mira rekrutuese.
- Të ketë eksperiencë në shkrimin dhe hartimin e procedurave.
- Të ketë njohuri shumë të mira të ”Paketës Office”.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, organizative, menaxheriale.
- Të ketë aftesi të mira të punuarit në grup.
More Information
- Rruga/Zona Rruga Bardhok Biba, Tiranë 1001
- Tel/Mob 0694043160
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience
- Salary Offer € 600-650