Marketing 97 views1 application

Job Expired

TIRANE, OFROJ VEND PUNE DREJTOR/E MARKETINGU.

POZICIONI: DREJTOR/E MARKETINGU

Kompania “B.M”shpk me aktivitet tregtar dhe shtrirje ne te gjithe vendin, rajonin e Ballkanit dhe disa vende te BE, ka disa eskluzivitete per distribucion dhe shitje te produkteve ushqimore si: distribucionin dhe shitjen e Pijes energjike B52 origjinale nga Hollanda, Birren Bavaria me alkol dhe pa alkol nga Hollanda, Birren artizanale “La trappe” me 8 kode, Birrat Belge Palm, Rodenbach Alexander, Brugge Tripel, Cornet, Urthel, dhe lengje frutash importi si Fruvita, Bavaria malt me shije frutash ne 7 kode etj.
Kandidati per Drejtor/e Marketingu duhet te plotesoje kriteret dhe te marre persiper pergjegjesite e meposhteme:

KRITERET  DHE AFTËSITË E KËRKUARA

1. Edukimi, te kete mbaruar arsimin e larte, preferohet fusha e Ekonomise, Menaxhim Biznesi,
Dega Marketing ka perparesi.
2. Te ketë eksperience pune ne pozicione te ngjashme ne marketing minimalisht 5 vite dhe po aq dhe vjetersi pune,
pervoja ne biznes perben perparesi.
3. Te zotëroje programet baze te kompjuterit.
4. Te zoteroje shume mire gjuhen angleze, ne te shkruar dhe komunikim.
5. Te kete aftesi shume te mira per te punuar ne grup, te jete bashkepunues me strukturat e kompanise dhe klientet.
6. Te kete aftesi drejtuese, prezantuese, negociuese
7. Te jete kreativ ne fushen e marketingut.
7. Te zoteroje patente te klasit B.
8. Vendbanimi ne Tirane.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Drejtori i Marketingut është përgjegjës për aktivitetin marketing te Kompanise, në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania.

Përgjegjesitë kryesore:

  • Përgatitja e planeve dhe buxheteve te marketingut, duke e detajuar në plane veprimi.
  • Organizimi, Drejtimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut .
  • Propozimi i aktivitetetve marketing i ofertave sezonale për promovimin e produkteve duke bashkëpunuar ngushtë me strukturat e kompanise.
  • Organizimi i promocioneve dhe aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet.
  • Ideon strategji dhe marketon produktet dhe shërbimet e reja, dhe i percjell informacionin stafit te shitjes;
  • Kryen kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe tendencat e te ardhmes;
  • Organizon dhe drejton marketingun dixhital, webin e kompanisë ;
  • Përgatite plan- medias dhe menaxhimi i marrëdhënieve me palët e treta në lidhje me reklamimin e produkteve të kompanisë.
  • Ndjek marketingun e produkteve konkurente ne treg dhe nderton politikat perkatese.
  • Organizon dhe drejton stafin marketing dhe bashkepunon me strukturat e shitjes se Kompanise dhe distributoret per te realizuar aktivitetet marketing.
  • Planifikon dhe organizon blerjen e materjaleve marketing ne kohe qe te mbeshtese aktivitetet dhe shitjen.
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen nga drejtuesit e Kompanise.

Kushtet qe ofon Kompania.

  1. Transportin per ne vendin e punes dhe kur delet ne terren.
  2. Vendi I punes ne Tirane.
  3. Page e knaqeshme sipas tregut.

Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre te shoqeruara me FOTO ne adresen: burimenjerezore@bm-shpk.com.
Afati i dërgimet te CV-ve deri më 20 Korrik 2021.

Duke ju falenderuar per aplikimin tuaj, ju bejme me dije se do te kontaktohen vetem aplikantët, qe perzgjidhen sipas kritereve per interviste.
Te dhenat tuaja do te trajtohen sipas ligjit per kete qellim dhe Kompania siguron konfidencialitet te plote.

B.M Shpk
Import – Export & Distribution Company
Webi i Kompanise: bm-shpk.com

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Shkodër
  • Rruga/Zona Koplik
  • Tel/Mob 0688050779
  • Profili Tregti