Manovrator (Fadromë me kovë përpara dhe kovë mbrapa/ Backhoe Loader)
LIQENI VII sh.p.k – kompani me eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të projekteve infrastrukturore kërkon të punësojë manovrator për përdorimin e fadromës me kovë përpara dhe kovë mbrapa (Backhoe Loader) në kantieret tona të ndërtimit dhe infrastrukturës.
Detyrat kryesore:
- Manovrimi i sigurt dhe efikas i fadromës (Backhoe Loader) në ambiente ndërtimi.
- Kryerja e gërmimeve, nivelimeve dhe ngarkimeve sipas nevojave të projektit.
- Mirëmbajtja bazë e mjeteve dhe raportimi i çdo defekti teknik.
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në përdorimin e Backhoe Loader (minimumi 1 vit përparësi).
- Preferohet përvoja në kompani infrastrukture ose ndërtimi rrugësh.
- Leje drejtimi për mjete të rënda dhe/ose certifikatë profesionale për manovrim.
- Aftësi për të punuar në grup dhe ndjekur udhëzimet teknike.
Ofrohet:
- Pagesë konkurruese dhe kushte të mira pune.
- Mundësi për punësim afatgjatë dhe zhvillim profesional.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: hr@liqeni7.al
Cel: +355682024508