Kryemekanik 125 views

Job Expired

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Kryemekanik

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Durrës, Shqipëri

Qëllimi I pozicionit: Po kërkojmë një profesionist të motivuar në rolin Kryemekanik për Klientin tonë Ndërkombëtar, lider në industrinë e menaxhimit të terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit dhe zhvillimit të aktiviteteve logjistike.

Në rolin e Kryemekanikut, Ju do të jeni përgjegjës për mbikëqyrjen e punës së ekipit të mekanikëve me qëllimin final realizimin e projekteve në kohë dhe brenda buxhetit, duke siguruar që standardet e cilësisë janë përmbushur në përputhje me objektivat e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndjek punën për eleminimin e defekteve në mekanizmat dhe mjeteve të tjera të cilat i merr nga sistemi mainserver të cilat ja delegon personeli menaxhues.
  • Punon për kryerjen e shërbimeve teknike të mjeteve dhe mekanizmave bazuar në grafikët e këtyre shërbimeve të hartuara nga personeli menaxhues.
  • Për avaritë e rënda dhe me afate të zgjatura organizon punën për riparimin e avarisë sipas teknologjisë së dhënë nga personeli menaxhues.
  • Përgjigjet për disiplinën në punë dhe për plotësimin e detyrave të gadishmërisë teknike.
  • Firmos fletë-daljet e vlerave materiale nga magazina dhe përgjigjet për zevendesimin dhe perdorimin korrekt te tyre.
  • Në bashkëpunim me personelin menaxhues harton listat e pjesëve të këmbimit mekanike, elektrike dhe elektronike për muajin dhe vitin pasardhës.
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe shëndetit në punë dhe të punës në lartësi.
  • Kryen riparimet, si dhe mirëmbajtjen e planifikuar sipas aftësive të tij, në të gjithë terminalin, pajisjet dhe shërbimet.
  • Kryen regjistrimin e duhur si dhe raportimin e detajuar të mirëmbajtjes dhe riparimeve të planifikuara të bëra nën kontrollin e tij.
  • Të kryejë zgjidhjen e problemeve dhe riparimeve sipas aftësive të tij për të minimizuar kohën e ndërprerjes së pajisjeve/impianteve/shërbimeve në mbështetje të punëve operacionale.
  • Të inspektojë dhe raportojë mbi të gjitha pajisjet/impiantet/shërbimet terminale brenda fushës së aftësive dhe përvojës së tij.
  • Të sigurohet që pajisjet të jenë të sigurta dhe në gjendje të mirë pune para se t’i dorëzohen operacioneve.
  • Të alokojë dhe mbikëqyrë detyrat e dhëna nga Menaxheri Mirëmbajtjes.
  • Të mbajë lidhje të vazhdueshme me personelin inxhinierik dhe Koordinatorët e Trajnimit në lidhje me trajnimin e personelit.
  • Në funksion të Sigurisë dhe Shëndetit në punë, siguron praktikat e sigurta të punës dhe sigurinë e pajisjeve.
  • Të ndihmojë personelin e mirëmbajtes me detyra të tjera dhe siç udhëzohet nga menaxhmenti.
  • Raporton menjëherë çdo aksident, praktikë të pasigurt, incidente mjedisore dhe kushte të hasura në vendin e punës.
  • Të minimizojë, për aq sa është e sigurtë dhe e zbatueshme, çdo ndikim negativ mjedisor të aktiviteteve të tij/saj.

Edukimi:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë, preferohet Inxhinieri Mekanike ose degë të ngjashme.

Eksperienca e Punës dhe Aftësitë Kryesore:

  • Eksperienca të mëparshme pune mbi mbi 1 vjeçare si Inxhinier Mekanik ose pozicione të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të makinerive të rënda si vinca, pirunë, ose reachstacher;
  • Certifikime në fushën e mekanikës dhe /ose elektrikës përbëjnë avantazh;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punës në grup.

Kushtet e punës: Kompania ofron një mjedis komod dhe miqësor për të punuar me një paketë benefitesh tërheqëse dhe konkuruese.

Procedurë Aplikimi:

Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj brenda datës 02.09.2022 në adresën e emailit: rekrutim@profesionisti.al

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime