Kompania BURGER KING kërkon të punësojë në pozicionin Korrier.
Detyrat
Detyrat e punës së Korrierit, por nuk kufizohen në:
- Të kryejë udhëtime brënda dhe jashtë territorit të Shqipërisë;
- Ofron mbështetje teknike dhe operative për kompaninë, për zbatimin e praktikave më të mira menaxhuese të logjistikës.
- Kujdeset për lëvizjen, shpërndarjen dhe ruajtjen e materialit të cilat transportohen nga zyra në restorante dhe anasjelltas.
- Mirëmban dokumentacionin lidhur me logjistikën duke regjistruar çdo kërkesë me qëllim të raportimit të shpenzimeve periodike.
- Kujdeset për furnizim me material për zyrë dhe me material tjetër shpenzues në mënyrë efikase sipas kërkesave që vijnë nga administrata.
- Bën dërgimin e dokumenteve të ndryshme të zyrës në restorantet e kompanisë ne qytete te ndryshme.
- Kryen punë të tjera administrative sipas kërkesës.
Kualifikimet
Kandidati ynë ideal duhet të përmbushë këto kritere:
- Minimalisht Arsim i Mesëm. Arsimi i lartë përbën avantazh;
- 2+ vite eksperiencë të ngjashme;
- Leje drejtimi minimalisht e kategorisë B;
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- I përpiktë;
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese të kohës;
- Njohje dhe zotërim i gjuhës Angleze perben avantazh;
- Për shkak të specifikave të pozicionit te punes kërkohet fleksibilitet në oraret e punës.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@burgerking.al ose numrit te telefonit 0697050981
Afati i fundit i aplikimit është data 9 Maj 2024
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale’’.
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience