Koordinator Logjistike 29 views

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Koordinator Logjistike

Qëllimi i Pozicionit:
Koordinatori i Logjistikës është përgjegjës për organizimin dhe monitorimin e proceseve të transportit dhe shpërndarjes së mallrave, duke siguruar që produktet të arrijnë në destinacion në kohë, me efikasitet dhe sipas standardeve të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Koordinon dhe ndjek procesin e transportit dhe shpërndarjes së mallrave
  • Siguron dorëzimin korrekt dhe në kohë të porosive
  • Bashkëpunon me departamentet e brendshme (magazinë, shitje, furnizim)
  • Menaxhon dhe kontrollon dokumentacionin logjistik (fatura, fletë-shoqërime, etj.)
  • Monitoron performancën e transportit dhe identifikon mundësi për përmirësim
  • Menaxhon komunikimin me transportuesit dhe partnerët logjistikë
  • Zgjidh problematikat që lidhen me vonesa, dëmtime apo pasaktësi në dërgesa

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare në Logjistikë, Ekonomi, Menaxhim ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 1-2 vite eksperiencë në logjistikë/transport (avantazh)
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (sidomos Excel)
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup
  • Njohuri të gjuhës angleze (avantazh)

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV të detajuar

në:
📞 069 402 2492 (telefon ose WhatsApp)
📧humanresources@megateksa.com

Divizioni i Burimeve Njerëzore
MEGATEK
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 10 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice