Kompania ajrore Albawings kerkon NDIHMËS INXHINIER AVIONI NË TERREN 108 views6 applications

Kompania ajrore Albawings njofton hapjen e aplikimeve për pozicionin vacant të:
NDIHMËS INXHINIER AVIONI NË TERREN.
Në qoftë se ndiheni të gatshëm për sfida të reja dhe dëshironi të ngriheni profesionalisht duke u bërë pjesë aktive e industrisë së aviacionit, Albawings ju fton të dërgoni aplikimet tuaja në bazë të kritereve dhe kualifikimeve si më poshtë:

Ndihmës Inxhinier Avioni në Terren
Kualifikimet / Kërkesat:

  • Kombësia: Shqiptare
  • Arsimi Minimal: Diplomuar në Degët Mekanike / Elektronike / Elektrike / Aviacion
  • Gjuhët e Huaja: Anglisht (e detyruar)
  • Aftësi Kompjuterike: Bazike (MS Office, PDF, Internet)
  • I/e aftë për punë fizike
  • I/e gatshëm/shme për punë me turne
  • Të ketë mundësi të lëvizë jashtë vendit
  • Të ketë aftësi komunikuse të mira
  • Të ketë pasaportë të vlefshme
  • Të mos ketë qenë i/e dënuar penalisht

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV, si dhe të përcaktojnë pozicionin për të cilin aplikojnë, në adresën e email: jobs@albawings.com brenda datës 02 Tetor 2022.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Tirana Business Park
  • Profili Agjensi turistike udhetimi, Transport/Spedicion, Turizem