IT Manager 84 views

Job Expired

Infosoft Group, kërkon të punësojë:


IT Manager

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Identifikimi, ruajtja dhe mirëmbajtja (përgjatë gjithë ciklit të jetës së tyre) të Aseteve të IT në kompanitë e Infosoft Group. Asetet përfshijnë, por nuk janë të kufizuara në: Servera, Storage, Licenca SW, Aplikacione Biznesi, Networking, Security Devices, PC, Printera, MFPs, Skanera, Internet etj.
  • Monitorimi dhe kontrolli i Aseteve të IT.
  • Planifikimi dhe Ekzekutimi i OLA dhe SLA për çdo nëngrup asetesh sipas tematikës, ekspertizës dhe eksperiencës së Services Providers potencialë.
  • Planifikimi dhe supervizimi i zbatimit të projekteve të reja IT në kompanitë e grupit.
  • Ekzekutimi i Politikave të Sigurisë së Informacionit në sistemet IT të kompanive të grupit që përfshin Aksesin e Përdoruesve të Privilegjuar, Manaxhimin e Password-eve, Monitorimin dhe zbatimin e Politikave të Sigurisë, Manaxhimin e Rreziqeve, Monitorimin e Logeve, Manaxhimin e Backup, Disaster Recovery dhe Business Continuity, etj.
  • Për ushtrimin e përgjegjësive më lart, Manaxheri i IT do të operojë nëpërmjet procedurave në përputhje me ITIL, PMP dhe CMMI, si Manaxhimi i Incidenteve dhe Problemeve, Manaxhimi i Kërkesave për Shërbim dhe i Kërkesave për Ndryshim, Manaxhimi i Konfigurimeve, Manaxhimi i Kërkesave, Manaxhimi i Rrezikut, Manaxhimi i Sigurisë në SLA/OLA dhe Projekte, Manaxhimi i Stakeholders dhe i Komunikimit.


Kërkesat për kandidatët:

  • Diplomë universitare në Informatikë Ekonomike. Preferohet të ketë mbaruar studimet Master.
  • Kualifikime – Një ose disa nga ITIL, CMMI, SCRUM, Comptia Project+ ose ndonjë kualifikim tjetër ekuivalent. Certifikimi është i preferueshëm.
  • Eksperiencë pune të paktën 4 vjet në profilin e kërkuar.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe dhënie zgjidhje problemeve.
  • Të kuptuarit i informacioneve dhe kërkesave komplekse dhe aftësia për t’i shpjeguar në terma të thjeshtë.
  • Aftësi të mira në vendosje prioritetesh dhe fleksibilitet për t’u përshtatur me ndryshimet.
  • Aftësi për të arritur afate/deadline të ngushta dhe të punojë nën presion.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
  • Aftësi shumë të mira bashkëpunuese.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software