Inxhinier Zbatimi 105 views

Job Expired

LUFRA shpk, e krijuar mbi 28 vite më pare, është sot kompania më e madhe e produkteve te qumeshtit në vende. Me fabrikë në Lushnje, Rrogozhinë dhe një fabrikë uji në Dukat, Vlorë, dhe prezente në të gjithë Shqipërinë me mbi 40 produkte të ndryshme për konsumatorin, aktualisht kërkon të punësojë një Inxhinier Zbatimi.

Inxhinieri i Zbatimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Harton dhe zbaton me përpikmëri grafikët e punimeve për secilin projekt.
• Harton preventiva, libreza masash dhe situacione punimesh në varësi të nevojës së çdo projekti.
• Ndjek me përpikmëri maksimale koordinimin e procedurave dhe punimeve në kantier në përputhje me projektin e zbatimit.
• Mbikëqyr kushtet teknike të zbatimit të punimeve në kantier, specifikimet teknike dhe cilësinë e materialeve.
• Ofron zgjidhje për probleme të ndryshme teknike.
• Koordinon nevojën për material, makineri dhe punëtori për ecurinë e punimeve.
• Është përgjegjës për marrjen e masave në bashkëpunim me administratën për respektimin e rregullave të sigurimit teknik në kantiere.
• Bashkëpunon me pjestarët e tjerë të stafit për realizimin dhe kontrollin e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe tekniko- financiar të projektit.
• Përgatit dhe dorëzon raporte të ndryshme.
• Detyra të tjera që i caktohen në kuadër të pozicionit të punës.

Kualifikimet e kërkuara:

• Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
• Të ketë të paktën mbi 2 vite eksperiencë pune.
• Të ketë njohuri shumë të mira përdorimi të programeve profesionale si AutoCAD etj.
• Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
• Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
• Te jetë fleksibël dhe i përkushtuar në punë.
• Të ketë leje drejtimi për përdorim automjeti.

Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura: CV të detajuar; Letër Interesi, tek zyrat qëndrore të Lufra ose nëpërmjet e-mailit: hr@lufra.al

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Lushnje
  • Profili Prodhim/Perpunim