INXHINIER PROJEKTIMI ( ELEKTRIK) 226 views1 application

Job Expired

 

Përshkrimi i punës:

1. Projektimi i pajisjeve dhe mekanizmave të reja
2. Kanë përgjegjësinë për projektimin e pajisjeve & mekanizmave si dhe përllogaritjen e pjesëve të ndryshme për një cilësi të lartë prodhimi.
3. Gjatë zhvillimit të skemave elektrike duhet patur parasysh edhe stoku në magazinë,pasi në mungesë të ndonjë komponenti të caktuar duhet të merren masat paraprake nga departamentet përkatëse.
4. Përmirësimi i mekanizmave aktual duke iu përgjigjur dinakmikës së prodhimit
5. Përshtatja e prodhimeve tona me standartet bashkëkohore
6. Shpjegon vizatimet e realizuara të stafi teknik duke marr parasysh sygjerimet e tyre
7. Sqaron departamentet e ndryshme lidhur me pjesën teknike të produktit kur kjo është e nevojshme
8. Realizon përllogaritjen e pjesëve të ndryshme të produkteve (si kabina e gjeneratorit, panelet elektrike, shasitë, marmita, zhurmat etj) me qëllim prodhimin me cilësi të lartë dhe kosto relativisht të ulët
9. Harton dhe kryen programe kërkimore duke zbatuar njohuritë e energjisë elektrike dhe materialeve.
10. Krijon dhe aplikon sisteme elektrike referuar kërkesave të klientëve duke patur në fokus përmbushjen e pritshmërive të tyre.
11. Asiston departamentin e shitjes me emaile ose në prezencë për karakteristikat elektrike të produkteve të kërkuara nga klientët brenda ose jashtë vendit.

Kriteret për pozicionin:

• Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Ing. Elektrike
• Të ketë eksperincë pune mbi 5 vite në profile të ngjashme
• Të ketë njohuri mbi programin Solid Works
• Njohës i gjuhës Angleze
• Të punoj në mënyrë të pavarur dhe në grup
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
• Të kete saktësi dhe përpikmëri në dorëzimin e projekteve
• Të jetë i shkathët,kreativ, fleksibël dhe ambicioz

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Punohet : E hënë – E premte / Ora : 08:15 – 16:15 / Transporti i siguruar nga kompania

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV në adresën e emailit hr@fmtgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ju mirëpresim!

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rinas, Tirane
  • Profili Energjitike