Inxhinier Ndërtimi (preferencë profili Infrastrukture) 21 views

LIQENI VII sh.p.k – kompani me eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të projekteve infrastrukturore, shpall të hapur pozicionin për:

Inxhinier Ndërtimi (preferencë profili Infrastrukture) – Zbatim në Terren & Dokumentacion Teknik​

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Mbikëqyrja e përditshme e punimeve në terren për projekte infrastrukturore (rrugë, kanalizime, ujësjellës, etj.)
  2. Zbatimi i projektit teknik në përputhje me specifikimet, standardet dhe afatet kontraktore
  3. Organizimi dhe drejtimi i ekipeve të punës
  4. Kontrolli i sasisë dhe cilësisë së punimeve dhe materialeve të përdorura
  5. Komunikimi i vazhdueshëm me institucionet mbikëqyrëse dhe palët kontraktuese për ecurinë e punimeve
  6. Përgatitja dhe administrimi i plotë i dosjes teknike të objektit, përfshirë:
  • Përgatitjen dhe mbajtjen e librezave të masave
  • Plotësimin e situacioneve mujore dhe përfundimtare
  • Mbajtjen e ditarit të punimeve
  • Dokumentimin fotografik të fazave të zbatimit
  • Përgatitjen e dokumenteve të tjera për dorëzimin e objektit

Kërkesat për kandidatin:​

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (preferohet profili Infrastrukture)
  • Eksperiencë pune preferencë mbi 3 vite në zbatim punimesh infrastrukturore
  • Njohuri shumë të mira në përgatitjen dhe administrimin e dosjes teknike
  • Aftësi shumë të mira në përpilimin e librezave të masave dhe situacioneve financiare
  • Njohuri të ligjeve, standardeve teknike dhe praktikave të zbatimit në ndërtim
  • Aftësi organizuese, bashkëpunuese dhe për të punuar në kushte dinamike terreni
  • Njohje e mirë e programeve: AutoCAD, Excel, dhe programe të përpunimit të të dhënave teknike

Çfarë ofrojmë:​

Kontratë pune afatgjatë
Pagë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe angazhimin
Ambient profesional, dinamik dhe me mundësi për rritje të mëtejshme teknike

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@liqeni7.al

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë, Durrës
  • Profili Ndertim