Inxhinier Mekanik, Durrës 123 views1 application

Job Expired

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Inxhinier Mekanik, Durrës

 Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me prioritet rritjen e shitjeve të produktit Kasko. Të krijojë dhe menaxhojë databazën e kontakteve me klientet. Të raportojë ecurinë e shitjeve, perfshirë kontaktimin e  klientëve, rezultatet e arritura dhe krahasimin me objektivat. Të hartojë strategji konkrete  dhe planifikojë punën në mënyrë sistematike. Të komunikojë rregullisht me departamentet për të mundësuar përpilimin e ofertave dhe prezantimeve serioze ndaj klientëve. Të informojë klientët ekzistues për produktet/ofertat e reja. Të propozojë teknika të reja promovimi/shitjeje.

Të pranojë aplikimet për dëmshpërblime motorike, të inspektojë vëndin e ngjarjes në rast aksidenti, të kryej akt-ekspertizën e mjeteve të dëmtuara duke e dokumentuar me foto të mjeve të përfshira në aksident dhe të plotësojë dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për t’ja përcjellë komisionit të vlerësimit.

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
  • Të ketë dy vjet eksperiencë pune në trajtimin e dëmeve ose eksperinca të ngjashme.
  • Të jetë njohës i mjeteve motorike dhe Kodit Rrugor.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.

Të interesuarit, brenda datës 12.03.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 5 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Bulevardi "Zogu I", Nr. 1, Tiranë, Shqipëri
  • Tel/Mob +355686062829
  • Profili Sherbime Financjare