Inxhinier Mekanik 66 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Pozicioni:             Inxhinier Mekanik

Departamenti:     Teknik

Vendndodhja:      Palase

 

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Mekanik koordinon  të gjitha shërbimet mekanike të instalimeve të ngrohjes dhe hidrosanitare, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit. Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike/hidrosanitare të përfshira në projekt. Planifikon, organizon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.

 

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

 

  • Ndjek ecurinë e punimeve mekanike në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar, përfshirë instalimet hidraulike të infrastrukturës Mkz Fu Fuv dhe HVAC;
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve mekanikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt dhe në specifikimet teknike të projektuesve;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke përgatitur preventivin total bazuar mbi projektet e miratuara;
  • Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve mekanikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;

 

  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
  • Aprovon materialet të cilat implementohen në kantier dhe plotëson dokumentacionet përkatëse;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Bën përshtatje të ndryshimeve minore të instalimeve të infrastrukturës, përpilon projektin e ndryshuar dhe e dërgon në departamentin mekanik për miratim;
  • Është përgjegjës për linjat e furnizimit me ujë të posteve të punës në kantier;
  • Koordinon, ndjek dhe ka në përgjegjësi linjat e furnizimit me ujë nga burimet e ujit deri në hyrje të kantierit (përfshirë veprat e marrjes në burime);

 

 

Edukimi:

 

Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri MEKANIKE, Dega Impiante

 

Kualifikime të tjera:

 

  • Eksperiencë mbi 5 vite në HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes;
  • Aftësi në koordinimin e punimeve mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes etj;
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
  • Eksperienca në AutoCAD dhe MS është e domosdoshme, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuri në përpilimin e kontratave të sipërmarrjes për instalimet elektro-mekanike.

 

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002007033/Inxhinier-Mekanik?source=CareerSite

 

 

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit: 25.07.2024

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 10 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim