Inxhinier Mekanik 45 views

Mundësi Punësimi – Inxhinier Mekanik

VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani udhëheqëse në Shqipëri, e specializuar në dizajnimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurimi, Ndërtimi), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.

Detyra të përgjithshme të rolit:

  • Të zhvillojë dizajne të ndryshme të strukturave metalike në varësi të kërkesave specifike që mund të ketë secili projekt.
  • Përgatitja e planeve dhe specifikimeve teknike për ndërtimin e strukturave mbajtëse.
  • Përgatitja e raportit statik të strukturës metalike për montimin e paneleve fotovoltaike, ose të kontrollojë raportet e dërguara nga prodhuesi i strukturës.
  • Kontrolli dhe testimi i materialeve të ardhura në kantier dhe sigurimi që materialet janë në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara.
  • Të kontrollojë montimin e strukturave metalike dhe të sigurohet që të zbatohen standardet teknike gjatë montimit.
  • Të mbikëqyrë montimin e paneleve fotovoltaike dhe të sigurohet që montimi të bëhet sipas standardeve teknike dhe në përputhje me specifikimet e rekomanduara nga prodhuesi.
  • Të bëjë zgjedhjen e materialit që duhet të përdoret në varësi të zonës ku do të zhvillohet projekti në mënyrë që të garantohet jetëgjatësia e strukturës.
  • Të mbajë marrëdhëniet me kompanitë nga të cilat bëhet furnizimi me struktura metalike dhe të mbrojë interesat e kompanisë në porositë e ndryshme që bëhen.

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Të jetë i diplomuar në degën e Inxhinierisë Mekanike. Njohuritë në fushën e Energjisë së Rinovueshme përbejnë avantazh.
  • Minimalisht 2 vite eksperiencë pune si Inxhinier.
  • Eksperiencë pune në dizajnim të sistemeve mekanike, eksperienca në dizajnim të strukturave të sistemave fotovoltaike përben avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera teknike, për sa i përket konstruksioneve metalike.
  • Njohuri të mira të procedurave të sigurisë në vendin e punës.
  • Të njohë mirë programet kompjuterike, AutoCAD, SolidWorks, Microsoft Office, Google Drive.
  • Aftësi të mira analitike për të identifikuar problematika të mundshme gjatë zhvillimit të projektit dhe të jetë i aftë të ofrojë zgjidhje.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të disponojë leje drejtimi kategoria B

Shënime:

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Inxhinier Mekanik”.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Profili Energjitike