INTERNSHIP BUSINESS CONSULTANT 161 views1 application

Job Expired
NJOFTIM për INTERNSHIP 

Info Business Solution, ofron mundësi internship-i për studentë në Business Consultant.
Internship-i do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhimin në projekte praktike në ambientet tona të punës. 
Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin.
Kohëzgjatja e këtij programi internship-i do të jetë maksimalisht 3 muaj, nga e hëna në të premte.
Studentët që do të kenë rezultate të larta në testimet që do të bëhen, kompania mund t’ju ofrojë edhe kontratë punësimi.
 
Kriteret për studentët:
  • Studentë të diplomuar ose në përfundim të studimeve Master në degët  Informatikë,  Informatikë Ekonomike, Finance-Kontabilitet dhe të ngjashme,
  • Rezultate të mira gjatë studimeve,
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt,
  • Njohje me produktet e Microsoft Dynamics dhe Office365 – e preferueshme.
Aftësi të tjera:
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt,
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, 
  • E preferueshme njohurite ne gjuhen italiane,
  • Aftësi për të punuar në grup,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative,
  • Energjikë, kreativë dhe sfidues.
 
Për të aplikuar, ju lutem, dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al 
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software