HEAD BARISTA & BARISTA – KRYE BANAKIER/E & BANAKIER/E 74 views

Job Expired

 

Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur.

Elite Jobs International ofron mundësi të shkëlqyer për të punësuar HEAD BARISTA &  BARISTA për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, lider në fushën e gastronomisë, në DOHA, QATAR

1 HEAD BARISTA & 3 BARISTA – 1 KRYE BANAKIER/E & 3 BANAKIER/E

Mundësi e shkëlqyer për avancim në karrierë; Trajnim I vazhdueshëm; Pjesë e një ekipi fitues i çmimeve kombëtare dhe ndërkombetare; Zbritje në restorantet dhe hotelet e rrjetit; Rregullsi në pagesën e orëve shtesë; Paketë e shkëlqyer page & benefitesh.

Paga Bazë për Krye Banakier/e- $2500 – $3000 Net në muaj

Paga Bazë për Banakier/e- $1500 – $2000 Net në muaj

Benefitet për të dyja rolet, përfshjnë:

  • Akomodim i ofruar/paguar nga punëdhënësi;
  • Transport I garantuar;
  • Bileta avionit vajtje-ardhje e paguar nga kompania;
  • Ushqimi i mbuluar nga kompania sipas kontratës së punës;
  • Kontratë pune 2-vjeçare me të drejte rinovimi;
  • Siguracion shëndetësor i mbuluar;
  • Lejeqëndrimi për 2 vite;
  • Leje vjetore të paguar 30 dite në vit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përzgjedhja dhe përzierja e përbërësve, zbukurimi i gotave dhe ofrimi pijeve për klientët sipas porosisë së kamarierëve;
  • Marrja e inventarit dhe porositja e furnizimeve për të siguruar që banaku është i pajisur mirë;
  • Respektimi i të gjitha rregulloreve të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit;
  • Zhvillimi i recetave të reja të koktejeve.
  • Të jeni i/e aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
  • I/e aftë për të komunikuar me një standart të lartë profesional, etik, efikas dhe fleksibël në mënyrë që të maksimizoni performancën tuaj.

Kërkesat e profilit:

  • Për Krye Banakier/e 3 ose më shumë vite eksperiencë pune;
  • Për Banakier/e 1 ose më shumë vite eksperiencë pune;
  • Niveli mesatar i gjuhës Angleze;
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi;
  • Aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;

Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme, Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV Anglisht) në: www.elitejobs.org ose hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Pjeter Budi, 1001, Tirane Zyra 6, Pallati Rogerd (perballe Restorant Floges)
  • Profili Punesim