Graphic Designer 64 views

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili operon në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Graphic Designer

Qëllimi i pozicionit:
Të krijojë dhe zhvillojë materiale grafike kreative për përdorim në mediat sociale dhe kanalet offline, duke kontribuar në komunikimin vizual dhe promovimin e produkteve dhe aktiviteteve të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikimi dhe zhvillimi i koncepteve grafike duke analizuar informacionin dhe materialet përkatëse.
  • Krijimi dhe ilustrimi i koncepteve grafike dhe prezantimi i tyre për miratim.
  • Përgatitja e materialeve përfundimtare duke përdorur programet dhe pajisjet e nevojshme të dizajnit.
  • Koordinimi dhe bashkëpunimi me ekipet përkatëse për realizimin e projekteve.
  • Kontribut aktiv në përmbushjen e objektivave të ekipit të marketingut dhe komunikimit.
  • Rishikimi i materialeve grafike dhe sugjerimi i përmirësimeve kur është e nevojshme.

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Dizajn Grafik, Arte Vizuale ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune si Graphic Designer ose në pozicione të ngjashme.
  • Portofol i punëve të realizuara.
  • Njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator.
  • Njohuritë në Adobe Premiere dhe After Effects përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës dhe respektimin e afateve.
  • Aftësi për të dhënë dhe për të pranuar kritika konstruktive.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi krijuese.

Çfarë ofron Megatek

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh

Procedura e Aplikimit

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV të detajuar

📧 Email: humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
📮 MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 12 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice