Graphic Designer 63 views

Kush jemi ne

Soft & Solution eshte kompani udheheqese ne Shqiperi, me eksperience disa vjecare ne fushen e teknologjise se informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron sherbime ne fushen e teknologjise se informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione te te gjitha kategorive dhe profileve. Portofoli yne perfshin:

  • Zhvillim programesh te dedikuar,
  • Integrim dhe implementim sistemesh,
  • Mirembajtje sistemesh,
  • Trajnime

Misioni yne eshte te sigurojme zgjidhjet me te mira Software ne tregun boteror duke tejkaluar pritshmerite e klienteve dhe duke e bere talentin tone te shkelqeje.

Soft & Solution kerkon te zgjeroje stafin me nje Graphic-Designer te ri, te vete-motivuar, dhe bashkepunues.
Kandidati ideal duhet te kete aftesi te forta krijuese dhe nje portofol te punes i cili demonstron pasionin e tyre per dizajnin ilustrues dhe tipografine. Ky kandidat duhet te kete pervoja ne punen me shume platforma te ndryshme te dizajnit sic jane format dixhitale dhe te printuara.

 

Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Aftesi ne krijimin e logo-ve, dizajne, media te shtypura dhe dixhitale
  • Zhvillimi i nderfaqeve te software-ve te rinj, konceptimi i dizajnit dhe sugjerimi i permiresimeve per software-t ekzistues
  • Zhvillim/Propozim kompozime grafike qe i përshtaten kerkeses se klientit
  • Prezantim idesh dhe konceptesh te reja bordit menaxhues
  • Realizim projektesh dhe detyra te caktuara grafike nga bordi menaxhues
  • Bashkepunim dhe koordinim i perditshem me koleget
  • Mbledhje dhe raportime me stafin mbi ecurine dhe realizimin e projekteve sipas afateve te paracaktuara
  • Respektimi i deadline-ve te percaktuara dhe aftesi per te punuar nen presion

 

Aftesite e kerkuara:

  • Te kete mbaruar bachelor-in
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze
  • Aftesi ne pergatitjen e dokumentave dhe raporteve teknike
  • Te jete origjinal, me nivel te larte kreativiteti dhe vizualiteti
  • Te jete i kujdesshem ndaj detajeve
  • Te jete fleksibel, entuziast dhe konfident
  • Njohuri mbi paketen Adobe Creative Suite
  • Eksperience 1-4 vjecare si Graphic Designer
  • Aftesi te forta komunikimi, te menduarit konceptual, aftesi modelimi dhe tipografike
  • Portofol i punes

 

Avantazhe:

  • Kushtet e komode pune
  • Mundesi zhvillimi permes trajnimeve te vazhdueshme
  • Njohja me trendet dhe praktikat me te mira
  • Mundesi certifikimi nga drejtuesit nderkombetare te teknologjise se informacionit

 

Dokumentat e nevojshme per te aplikuar:

  • CV me foto
  • Leter motivimi
  • Diplome dhe liste notash

Aplikimet te cilat kane mungese te ndonjerit prej dokumentave te mesiperm do te skualifikohen automatikisht.

Apply for this job Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 9 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Informatike/IT/Software