Gjermani, ofrohen vende pune për INFERMIER/E nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia 178 views

Gjermani, ofrohen vende pune për INFERMIER/E nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.
Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur.
Elite Jobs International, ka ekskluzivitetin për nga partnerët tanë në Gjermani, për të rekrutuar Infermierë/e nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia në spitale të ndryshme.
INFERMIERË TË LICENSUAR për t’iu bashkuar spitaleve në Gjermani.
Përgjegjësitë kryesore:
Më Poshtë janë vetëm disa prej detyrave kryesore:

  • Të vëzhgojë dhe vlerësojë pacientët në cdo kohë;
  • Të administrojë planet gjithëpërfshirëse të kujdesit infermieror për pacientët duke ndjekur me përpikmëri trajtimet dhe medikamentet;
  • Të monitorojë dhe raportojë simptomat dhe ndryshimet në statusin e pacientit;
  • Të bashkëpunojë me ekipin mjekësor për statusin e pacientit;
  • Të mbajë të dhëna të plota dhe të sakta të pacientit.

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë në Infermieri dhe license si infermier/e;
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në specialitete të ndryshme.
  • Të keni mbrojtur Gjermanishten në nivel B1;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;

Nëse ju zotëroni dhe plotësoni kërkesat e mësipërme dhe dëshironi të punoni dhe jetoni në Gjermani Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentat e tyre të listuara më poshtë në adresën: nurses@elitejobs.org
1- CV në Gjermanisht
2- Diploma dhe Licensa të përkthyera dhe të noterizuara
3- Certiikata e mbrojtjes së gjuhës
4- Fotokopje e pasaportës
Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Pjeter Budi, 1001, Tirane Zyra 6, Pallati Rogerd (perballe Restorant Floges)
  • Profili Punesim