SPECIALIST SHITJE DHE MARKETINGU 131 views1 application

Job Expired

 

Përshkrimi i punës:
1. Specialistët e shitjes dhe të marketingut ndihmojnë në monitorimin,zhvillimin dhe ekzekutimin e programeve të shitjes & marketingut duke përdorur shumëllojshmëri kanalesh.Përfshihet hulumtimi i tregut vendas dhe të huaj për të ndihmuar në përcaktimin e strategjive,hartimin e kontratave dhe mirëmbajtja e klientëve të vjetër.
2. Analizimi i tregut të huaj & vendas me qëllim njohje të klientëve potencial dhe të konkurencës.
3. Hulumton dhe analizon një larmishmëri informacioni (cmimet e konkurencës, tregun, produktet specifike…etj)
4. Përcakton dhe zhvillon strategjitë e reja, promovimin dhe shitjen e produkteve
5. Identifikon kanalet e duhura per marketing
6. Përgatitja e planit javor për organizimin e punës në terren
7. Përgatitja e kontratave të shitjes dhe garancisë
8. Mirëmbajnë klientët ekzistues n.p.m komunikimeve të vazhdueshme duke i informuar me produktet dhe shërbimet e reja të kompanisë
9. Përfaqësimi i kompanisë në panaire ndërkombëtare

Kriteret për pozicionin:

• Të ketë mbaruar studimet e larta (preferohet Master në Marketing)
• Të njoh shumë mirë gjuhën angleze (Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh)
• Të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Microsoft Office
• Të zotëroj patentën e klasit B
• Të ketë eksperiencë në fushën e marketingut
• Të jetë i komunikueshëm, këmbëngulës,i disiplinuar,korrekt dhe i shkathët
• Të jetë kërkues & të ketë ambicie për tu zhvilluar në karrierë
• Të ketë aftësi të mira të punës në grup

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Punohet : E hënë – E premte / Ora : 08:15 – 16:15 / Transporti i siguruar nga kompania

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV në adresën e emailit hr@fmtgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ju mirëpresim!

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rinas, Tirane
  • Profili Energjitike