Avokat 319 views

Job Expired

Apliko tani!

Zyra e avokatisë “BENDO, Legal & Financial” është një zyrë e cila ofron konsulencë ligjore dhe financiare dhe përfaqësim gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
Klientët e zyrës janë shoqëri të mesme dhe shoqëri të mëdha, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në përmbushje të kërkesave të vazhdueshme të klientëve, zyra jonë kërkon të punësojë një avokat i cili është bashkëpunues,
i kujdesshëm në detaje dhe që në mënyrë të vazhdueshme kërkon të japë një impakt pozitiv në jetën e tij profesionale.

“Avokati” pranë zyrës sonë është një pozicion i cili ofron shërbime konsulence dhe përfaqësim gjyqësor pranë Gjykatave Civile dhe Administrative në Tiranë dhe në rrethe.
Përgatitja e dosjes gjyqësore, menaxhimi i afateve ligjore dhe cilësia e produktit final duhet të karakterizojë aplikuesin e këtij vendi vakand.

Aplikuesit për vendin vakand duhet të plotësojnë kriteret si në vijim:

  • Të ketë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor dhe Master me rezultate të larta; (përfundimi i studimeve jashtë përbën përparësi);
  • Të ketë specializime të ndryshme në fushën e drejtësisë (kanë përparësi aplikantët që kanë kryer specializime jashtë Shqipërisë)
  • Të ketë licensën e avokatit;
  • Të ketë minimalisht një eksperiencë pune 3 vjecare në fushat e të drejtës civile, tregtare, administrative, dhe/ose në sektorët strategjikë të Shqipërisë etj.;
  • Të zotërojë gjuhën ligjore angleze dhe një gjuhë të dytë të BE (gjuha italiane përbën avantazh);
  • Të jetë bashkëpunues dhe të jetë i aftë të punojë në grup sipas afateve të përcaktuara bashkërisht;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë fluksin e punës brenda afateve ligjore dhe afateve të kërkuara;
  • Të përfaqësojë cështjet përpara gjykatave administrative dhe/ose civile të Republikës së Shqipërisë në Tiranë dhe në rrethe.

Aplikuesit mund të dërgojnë CV e tyre në adresën info@bendolaw.com

Aplikimet janë të hapura deri më datë 07 Dhjetor 2019.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Tel/Mob Rruga "Sheh Rexhep Kubati", Nd.13, H.3, Ap.5
  • Profili Sherbime juridike