Bendo Law

Follow

This company has no active jobs

Bendo Law

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Tel/Mob Rruga "Sheh Rexhep Kubati", Nd.13, H.3, Ap.5
  • Profili Sherbime juridike

About Us

BENDO Legal & Financial është një zyrë avokatie e themeluar në Tiranë në Janar 2013 e cila ofron këshillim ligjor e financiar të një cilësie të lartë për individë dhe shoqëri në të gjithë fushat e të drejtës civile dhe tregtare. Zyra është e përbërë nga avokatë dhe bashkëpunëtorë në fushën financiare.
Nëpërmjet avokatëve tanë me përvojë, i ofrojmë klientëve një shërbim gjithpërfshirës për juridiksionin shqiptar, duke përfshirë: përfaqësim gjyqësor, përfaqësim administrativ, këshillim ligjor, bisedime tregtare, përpilim kontrate dhe opinioni ligjor, ndihmë ligjore dhe administrative. Për t’ju gjendur pranë të gjitha shoqërive tregtare gjatë jetës dhe zhvillimit të aktivitetit të tyre BENDO Legal & Financial ofron këshillime fiskale, tatimore e financiare.
Përkushtimi ynë për të përmbushur nevojat e klientëve tanë na ka sjellë të ndihmojmë disa nga shoqëritë lider në tregun shqiptar si dhe investitorë të huaj të njohur në Shqipëri, të cilët veprojnë kryesisht në tregtinë e import-eksportit, në fushën e ndërtimit, energjisë, financës dhe sigurimeve, telekomunikimeve, farmaceutikës, industrisë ushqimore si dhe shoqëri që ofrojnë shërbime të tjera.
BENDO Legal & Financial është gjithmonë e hapur të krijojë lidhje të reja. Ne jemi të gatshëm të përballim krah jush sfidat e përditshme duke dhënë këshillën tonë ligjore e financiare më të mirë.