Elbasan, ofrohet vend pune “Keshillues Klienti” 146 views1 application

Job Expired

IuteCredit Albania, institucion mikro-financiar, po kërkon kandidatë në pozicionin “Këshillues Klienti”, për Degën tone në Elbasan
Nëse jeni energjik dhe zoteroni aftësi shumë të mira komunikuese, ju inkurajojmë të aplikoni.

Detyrat e punës:

  • Të komunikoni në mënyrë proaktive me klientët për të identifikuar nevojat e tyre si dhe për të vlerësuar nëse klienti përmbush kriteret për dhënien e kredisë.
  • Të plotësoni aplikimet për kredi në sistem si dhe këshilloni klientët për të drejtat dhe detyrimet, që rrjedhin nga lidhja e kontratës midis dy palëve.
  • Të sugjeroni, vlerësoni dhe prezantoni tek klientët të gjitha opsionet në lidhje me afatin dhe shumën e kredisë, në mënyrë që klienti të përballojë këstin e kredisë
  • Të ndjekë me anë të telefonit procesin e mbledhjes së këstit të kredisë dhe sugjeroni për ri-financim klientët ekzistues, të cilët i përmbushin kriteret në bazë të procedurave dhe rregulloreve të brendshme të kompanisë
  • Të tregojë përkushtim maksimal për të ndërtuar marrëdhënie besimi, besnikërie dhe kënaqësie ndaj klientit gjatë çdo ndërveprimi të klientit me IuteCredit Albania
  • Të veprojë në përputhje me ligjet dhe rregulloret dhe t’i përmbahet udhëzimeve të pajtueshmërisë mbi dhënien e kredisë
  • Të ruaj konfidencialitetit në lidhje me të dhënat e klientëve.

Aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi për të kryer shumë detyra në një mjedis shumë dinamik
  • Orientimi drejt kënaqësisë së klientit dhe kompetencat e shitjes
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
  • Aftësi për të reaguar me qetësi dhe profesionalizëm ndaj situatave stresuese
  • Duhet të jetë tolerant ndaj të gjitha llojeve të personalitetit të klientëve,
  • Njohuri pune të aplikacionit të Microsoft Office

Edukimi / Eksperienca e punës:

  • Diplomë bachelor
  • Eksperiencë në institucionet financiare apo në pozicione të ngjashme do të konsiderohej një avantazh
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze

Ju lutemi na dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit, hr@iutecredit.al brenda dates 15.09.2022.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me nivel të lartë konfidencialiteti.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr. Andon Z. Çajupi, Nd.3, H.2, Kt.3, Tiranë, Shqipëri
  • Profili Sherbime Financjare