EKO-LETËR sh.p.k është një kompani e cila ka 13 vite që operon në tregun Shqiptar, si prodhuese e një shumëllojshmërie produktesh me bazë letre të cilat shërbejnë për ambalazh ushqimor dhe industrial si:
- Çanta letre
- Kuti kartoni
- Letër ushqimore
- Letër paketimi etj.
Kërkojmë që të punësojmë GRAPHIC DESIGNER (Full-time):
Përgjegjësitë kryesore:
- Krijon imazhet ose i përshtat ato sipas preferencave të klientit.
- Kontrollon dhe korrigjon fontet, grafikën, si dhe aspektet gjuhësore të punëve.
- Siguron që dimensionet, ngjyrat dhe dizajni të jenë të sakta për punët që do të shtypen ose prodhohen.
- Kryen montazhin e imazheve në përputhje me kërkesat e klientit, duke ruajtur formatin e brendshëm dhe paraqitur të gjitha detajet e nevojshme, përfshirë madhësinë dhe volumin.
- Rakordon me agjentët e shitjes mbi: detajet e punimeve grafike, konfirmimin se kur duhet ta kalojë materialin për printim apo prodhim; afatin dhe specifikat e fotomontazhit të punimeve për t’jua ofruar më tej klientëve.
- Ruan dhe arkivon në database informacionet grafike që kanë të bëjnë me standartin e ngjyrave të punimit/porosisë, punimet e kaluara për prodhim/printim, si dhe çdo detaj teknik në lidhje me to.
- Siguron që çdo projekt të përfundojë dhe të dorëzohet me cilësi të lartë brenda afateve.
- Paraqet raporte të përditshme dhe mujore rreth progresit të punës së tij.
- Realizon dhe dorëzon në kohë design-et e kërkuara.
- Rakordon me Përgjegjësin përkatës në fund të çdo dite.
- Përfshirë dhe detyra të tjera brenda profilit të punës.
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
- Diplomë universitare në degën Design.
- Përvojë pune minimalisht 2 vite si Designer, Graphic Designer.
- Njohuri shumë të mira të paketës Adobe(Illustrator, Photoshop); In-Design; Corel Draw; 3D Max.
- Njohuri të mira të paketës MS Office.
- Aftësi shumë të mira krijuese, dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
- Gatishmëri në realizimin e detyrave.
- Të punojë me orar të plotë/ Full-time.
Adresa: Rruga “Llazar Xhajanka”, ish Kombinati Tekstil, Tiranë
Dërgoni CV në adresën e e-mailit:
g.menagekoleter@hotmail.com / Kontakt: 0672009669
More Information
- Rruga/Zona Rruga “Llazar Xhajanka”, ish Kombinati Tekstil, Tiranë
- Tel/Mob 0672009669
- Experience Level me eksperience