Drejtor i Departamentit të Zhvillimit dhe Manaxhimit të Produkteve Retail 101 views

Job Expired

Drejtori i Departamentit të Zhvillimit dhe Manaxhimit të Produkteve në Divizionin Retail siguron realizimin e objektivave të Departamentit përmes drejtimit të të gjitha aktiviteteve të zhvillimit të Produkteve me nje përvojë të mirë në strategjinë e produkteve, cmimeve, inovacionit dhe njohuri të thellë në ciklin e produkteve.

Përgjegjësitë kryesore të punës:

  • Zhvillon dhe ekzekuton një strategji të plotë të produkteve në përputhje me qëllimet e përgjithshme të Divizionit të Retail.
  • Krijon dhe zbaton plane biznesi strategjike dhe taktike, duke marrë parasysh mundësitë e tregut, kapacitetet dhe rreziqet.
  • Aprovon/sugjeron koncepte produkti bazuar në analiza të hollësishme të tendencave të tregut dhe të dhënave brenda bankës për të siguruar një portofol të atraktiv dhe me perfitueshmeri
  • Mbikqyr ciklin e plotë të produktit, nga ideja deri në tërheqje, duke garantuar që produktet të plotësojnë nevojat e klientit dhe të përshtaten me objektivat e biznesit.
  • Bashkëpunon me ekipet ndërfunksionale dhe departamentet e tjera të rëndësishme për zhvillimin dhe lançimin e produkteve me sukses.
  • Koordinon me menaxhimin ekzekutiv për të përputhur propozimet e produkteve me pritshmërinë e pritshme të fitimit.
  • Nderton takime periodike me gjithë bashkëpunetoret duke përdorur metodologjinë e Design Thinking pte ndertuar produktet sa më shumë inovatore dhe duke konsideruar zërin e klientit dhe ekperiencen me banken.
  • Përcakton dhe monitoron shifrat kyçe të performancës (KPI) dhe metrikat për të vlerësuar suksesin e Departamentit.
  • Nxit një kulturë organizative brenda departamentit që është agile, e përshtatshme dhe e përputhur me kulturën dhe vlerat e përgjithshme të bankës.
  • Udhëheq ekipin në një mënyrë te vazhdueshme, duke nxitur inovacionin, bashkëpunimin dhe permiresimin te vazhdueshme.
  • Organizon takime të rregullta për të lehtësuar planifikimin dhe komunikimin e duhur brenda departamentit.
  • Kryen analiza analitike të produkteve dhe tendencave të tregut për të krijuar produkte konkurruese në sektorin bankar ne Retail Banking.
  • Zhvillon dhe zbaton strategjitë e çmimeve në përputhje me fitueshmërinë e produkteve dhe aprovimeve ne komitetin e Produkteve.
  • Mbikqyr që të gjitha produktet në shitje, te përputhen me kërkesat rregullative dhe standardet e industrisë bankare.

 

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit, Ekonomisë ose të tjera të lidhura me fushën ekonomike.
  • Minimumi 5-vite punë në sektorin bankar, preferohet eksperiencë drejtuese te ngjashme te mëparshme.
  • Njohuri të thella në analizat e Bankës dhe funksionet e Bankës.
  • Aftësi për të menduar strategjikisht.
  • Aftësi të forta komunikuese verbale, të shkruara, analitike dhe ndërpersonale.
  • Aftësi drejtuese dhe motivuese për stafin.
  • Aftësi Lidershipi, komunikimi efektiv.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft Office.

 

 

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 17 Mars 2024 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.

 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
  • Profili Banke