Designer and Video Editor 177 views3 applications

Job Expired

Sinteza Digital është një agjensi Marketingu Mediash Sociale, e themeluar në 2019.
Me qendër në Tiranë, ekipi ynë zhvillon strategji efektive dhe të përqendruara në rezultatet e marketingut për kompanitë që kerkojne te zhvillohen.
Ne kemi aftësitë, njohuritë dhe ekspertizën për të këshilluar dhe për të dhënë të gjitha shërbimet e duhura për sa i përket Marketingut të Mediave Sociale.
Ne ndjekim marrëdhënie të bazuara në transparencë, këmbëngulje, besim të ndërsjellë dhe integritet me punonjësit tanë, klientët dhe partnerët e tjerë të biznesit.
Shërbimet që ne ofrojmë janë:

• Marketing & Consultancy
• Branding & Design
• Social & Website Marketing

Sinteza ofron pozicionin: Graphic Designer & Video Editor.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

· Zhvillim/Propozim kompozime grafike që i përshtaten kërkesës së klientit.
· Prezantim idesh dhe konceptesh të reja në fushën e designit.
· Realizim projektesh dhe detyra të caktuara grafike sipas afateve të përcaktuara.
· Bashkëpunim dhe koordinim i përditshëm me kolegët.
· Mbledhje dhe Raport me stafin mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve sipas afateve të paracaktuara.

KËRKESAT

· Të jetë kreativ/e, origjinal/e, me një sens të lartë kreativiteti, vizualiteti dhe artisticiteti.
· Të jetë i/e apasionuar pas dizajnit dhe risive më të fundit.
· Të njohë shumë mirë paketën Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe After Effect, Adobe Premier apo programe te ngjashme)
(Programe të tjera grafike janë plus për kandidatin/en.)
· Të jetë i/e kujdesshëm/e ndaj detajeve në përmbylljen e një designi/video.
· Të jetë i/e aftë të punojë me afate të shkurtra dhe të sigurojë përfundimin e projekt-porosive ne datën e kërkuar.
· Të jetë i/e motivuar nga objektivat dhe detyrat e caktuara.
· Të jetë fleksibël, entuziast/e, konfident/e.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të jetë bashkëpunues/e në punën në grup.
· Të ketë 2-4 vite eksperiencë të ngjashme.
· Të jetë njohës i mirë i gjuhës së huaj Angleze.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm në adresën e e-mail: hr.sinteza.digital@gmail.com ose Whatsapp ne 355684027786
* CV
* Portofolin me punime të mëparshme.

Duke ju falënderuar për konsideratën tuaj ju njoftojmë se vetëm kandidatet që plotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura do te njoftohen për fazat e intervistimit.
Ju mirepresim!

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Marketing