Barist/e 178 views

Job Expired

 

Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur. Ne ju ofrojmë shërbime konsulence në Menaxhimin Strategjik të Burimeve Njerëzore përfshirë gjetjen dhe zhvillimin e talenteve brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke filluar nga nivelet më të larta ekzekutive dhe deri në plotësimin e plotë me të gjithë punonjësit e nevojshëm për një sukses të garantuar.

Për një nga partnerët tanë një kompani lider ne fushen e gastronomisë Në Tiranë, po kërkojmë:

BARIST/E RESTORANTI

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përzgjedhja dhe përzierja e përbërësve, zbukurimi i gotave dhe ofrimi pijeve për klientët sipas porosisë së kamarierëve;
    Marrja e inventarit dhe porositja e furnizimeve për të siguruar që banaku është i pajisur mirë;
    Respektimi i të gjitha rregulloreve të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit;
    Zhvillimi i recetave të reja të koktejeve.
  • Të jeni i aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
  • I aftë për të komunikuar me një standart të lartë profesional, etik, efikas dhe fleksibël në mënyrë që të maksimizoni performancën tuaj.

Kërkesat e profilit:

  • A keni 3 ose më shumë vite eksperiencë pune?
  • A është aftësia për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi ajo qe ju vecon nga të tjerët?
  • A keni aftësi organizative dhe jeni i/e vëmendshëm ndaj detajeve?
  • A zotëroni aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup?
  • A dëshironi një pagë të kënaqshme dhe konkurrente në treg me benefite dhe kushte shumë të mira pune?

Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme dhe jeni të interesuar për një sfidë të re Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në: hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Pjeter Budi, 1001, Tirane Zyra 6, Pallati Rogerd (perballe Restorant Floges)
  • Profili Punesim