Asistente ne Dept. e Logjistikes se suporteve 136 views

Job Expired

ITD shpk, kerkon te rekrutoje:

Asistente ne Dept. e Logjistikes se suporteve

Detyra dhe Pergjegjesi:

  • Identifikon saktë garancitë e çdo produkti defektoz që vjen në servis
  • Kryen regjistrimin e pajisjeve brenda dhe jashtë garancie në modulin e servisit në programin Navision
  • Mban kontaktin me klientet duke i informuar mbi statuset e pajisjeve në servis dhe zgjidhjet e mundshme për rastet kur produkti nuk riparohet.
  • Informon klientet për rastet që nuk jane te shitura nga ITD, si trajtohet garancia.
  • Mban kontatet me klientet për shërbimet on site, adresën oraret e dërgimit të teknikut. Hedhja e të dhënave të shërbimit onsite në modulin e servisit në NAV, etj.
  • Kryen saktë lëvizjet e brendshme të pjesëve sipas magazinave përkatëse si në sistem, ashtu edhe fizikisht
  • Kryen proces verbale për çdo diferencë të mallit fizik nga fatura
  • Kryen saktë, me informacionet e domosdoshme, etiketimin e çdo pjese këmbimi (të re dhe defektoze) dhe i sistemon në magazinat përkatëse sipas ndarjeve përkatëse për çdo furnitor
  • Kujdeset për paketimin në mënyrë të sigurtë të produkteve për eksport dhe dhënies se informacionit të saktë mbi peshën, dimensione etj.
  • Kryen inventare periodike sipas kërkesave të kompanise apo furnitorëve.

Kërkesa për kandidatët:

  • Diplome Universitare. E preferueshme ne shkenca ekzakte.
  • Te kene njohuri shume te mira rreth programeve baze kompjuterike (word, excel etj.)
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (shkrim dhe komunikim)
  • Aftesi shume te mira organizative
  • Te afta te perballojne ngarkese pune

Vendodhja e zyrave eshte tek kilometri i pare i autostrades Tirane – Durres.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale.
Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore per zbatim.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software