Asistent/e Ekzekutiv/e 112 views2 applications

Job Expired

Infosoft Group kërkon të punësojë:

 

Asistent/e Ekzekutiv/e

 

Asistenti Ekzekutiv kryen detyra dhe funksione të ndryshme administrative dhe ekzekutive në kompani,  në mbështetje të strukturave të menaxhimit.

 

Kërkesa për kandidatët:

 

Arsimimi dhe eksperienca:

  • Diplomë universitare e nivelit të dytë.
  • Minimalisht 3 vjet eksperiencë e mëparshme në kompani private.
  • Njohuri shumë te mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira rreth programeve kompjuterike (word, excel, power point etj.).

 

Aftësitë:

  • Aftësi shumë të mira analitike.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe për të ndërvepruar me të tjerët.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Aftësi shumë të mira për të përgatitur në mënyre profesionale dokumente zyrtare.
  • Aftësi dhe qasje proaktive për zgjidhjen e problematikave.
  • Aftësi për të trajtuar në menyrë profesionale informacione sensitive.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata dinamike gjatë punë

 

Detyra dhe Përgjegjësi

 

  • Koordinon punën dhe asiston në aktivitetin e përditshëm të Administratorit të Përgjithshëm të kompanisë.
  • Planifikon dhe organizon mbledhjet e kërkuara nga ana e tij me punonjësit e kompanive të Grupit dhe jashë saj.
  • Merr pjese në mbledhje, përgatit relacionet dhe ndjek realizimin e detyrave të posaçme dhënë punonjësve, nxit realizimin në kohë dhe raporton mbi kryerjen e tyre. Identifikon shkaqet e mosrealizimit dhe raporton për to.
  • Ndjek procedurat për udhëtimet e Përgjegjësit, lidhur me rezervimet e nevojshme, si dhe përgaditjet për pjesëmarrjen e tij në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
  • Kryen çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.
  • Koordinon kohën dhe punën mbi organizimin e mbledhjeve të menaxhimit për kompanitë e Infosoft Group (mbledhjet e Asamblesë, Bordeve Drejtuese, Komiteteve etj).
  • Përgatit axhendat dhe siguron materialet shoqëruese sipas çështjeve të rendit të ditës.
  • Mbikëqyr procesin e pergatitjes se materialeve të mbledhjeve dhe i shpërndan në kohë tek pjesëmarrësit.
  • Merr pjesë në mbledhje, mban minutat e takimit, përgatit procesverbalin dhe dokumente të tjera sipas nevojës.
  • Ekzekuton dhe ndjek ecurinë e realizimit të vendimeve dhe detyrave dhe raporton mbi ecurinë e tyre.

 

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software