Arkëtare/Kasiere 61 views

Job Expired

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.

Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes

Aktualisht kompania po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Arkëtar/Kasier.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  • Kryen regjistrimin e çdo blerjeje të klientit dhe paisjen e klientit me faturën tatimore;
  • Kryen arkëtimin e lekëve dhe evidentimin e valutës fallco;
  • Mban përgjegjësi për kuadrimin e arkës në turnin e vet;
  • Mirëmban dhe raporton skadencat në raftet e përcaktuara nga menaxheri i marketit;
  • Mirëpret dhe përcjell çdo klient në market me buzëqeshje dhe mirësjelle;
  • Detyra të tjera shtesë në përputhje me pozicionin, të caktuara nga menaxheri i marketit.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Njohje të programit Financa 5;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës dhe stresit;
  • Ndershmëri, besueshmëri dhe integritet;
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailithr@bioju.al brenda datës 10.10.2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Perlat Rexhepi
  • Profili Supermarket