Analist i Planifikimit të Kërkesës së Shitjeve 87 views

Job Expired

Objektivi kryesor eshte te siguroje nje biznes te persosur me partneret tane kryesor.

Roli dhe përgjegjësitë:

  1. Pregatitja e raporteve ditore dhe javore te nevojave te distributoreve nga sell-in & sell-out.
  2. Merr kerkesat ditore nga distributoret dhe i permbledh ne raportin e parashikimit te shitjeve.
  3. Pregatitja e urdherave per distributoret bazuar ne stokun aktual qe ato kane ne magazine.
  4. Kontrolli i nivelit te stokut ditor ne magazinen e CCBS dhe magazinat e distributoreve.
  5. Pregatitja e komunikimeve te ofertave dhe siguron qe te gjithe palet e perfshira jane njoftuar.
  6. Pregatitja e raporteve te Sell In, Monitorimit te Tregut dhe
  7. Kontrollon dhe raporton diferencat ndermjet Sell In dhe Rolling Forecast.
  8. Pergatit te dhenat mujore per rimbursimet e distributoreve.
  9. Back UP per pozicionin e Sales Analyst kur eshte e nevojshme.

 

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplome Universitare ne Administrim Biznesi, ose Business Informatics.
  • Duhet te kete 2-3 vjet experience ne mbajtje database, perpunim te dhenash dhe analiza.
  • Njohuri ne sistemet e manaxhimit te informacionit.
  • Aftesi shume te mira komunikuese te shkruar dhe te folur.
  • Aftesi te forta analizuese dhe organizative.
  • Iniciative dhe vetebesim.
  • Njohuri shume te mira ne Anglisht/Italisht.
  • Njohuri perdorimi te paketave Microsoft Office, me nje nivel te avancuar ne Excel.
  • Përvoja me përmirësimin e procesit të biznesit dhe duke punuar me të tjerët për të zbatuar ndryshimet do të konsiderohet si një plus.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 04 Tetor 2022.

 

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.
Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291
CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;
CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.
CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.

 

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Kombetare Tirane - Durres, Km 5, Kashar
  • Tel/Mob +355 45606060
  • Profili Prodhim/Perpunim