Akademia – Software Developer 277 views1 application

Job Expired

NJOFTIM PER TRAJNIM

Deshiron te behesh nje profesionist i sistemeve ERP?

Info Business Solutions shpk, pjese e InfoSoft Group, ju ofron trajnim profesional ne implementimin e MICROSOFT DYNAMICS NAV/BUSINESS CENTRAL.

Microsoft Dynamics NAV/Business Central, njohur si NAVISION, eshte zgjidhje e integruar ERP (Enterprise Resource Planning) zhvilluar nga lideri i sistemeve kompjuterike te menaxhimit per biznesin, Microsoft. Nav siguron nje platforme te besueshme dhe te qendrueshme e cila ndihmon ne menaxhimin e proceseve operacionale te kompanise duke filluar nga menaxhimi financiar dhe kontabel, zinxhiri i furnizimeve, menaxhimi i maredhenieve me klientet dhe shitjet, menaxhim inventari, etj.

Trajnimi profesional, do te kombinojë të mësuarit teorik dhe projekte praktike ne mjediset tona te punes si dhe mundesi internshipi pas përfundimit te suksesshëm te trajnimit.

Trajnieret tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe plotësojnë kriteret me te larta ne mësimdhënien e programeve zyrtare trajnuese.

Kohezgjatja e ketij programi trajnimi do të jetë 3 javë në periudhën 21/02/2022 -11/03/2022, nga e hena ne te premte. Orari do të përcaktohet në ditet ne vijim.

Kriteret per pjesemarresit:

  • Diplomë Universitare ne deget e shkencave ekzakte. Te preferueshme jane: Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologji informacioni dhe komunikimi, Inxhinieri Informatike.
  • Njohuri bazike në programim.
  • Rezultate të mira gjatë studimeve.
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt.
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze.
  • Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.
  • Aftesi te mira organizative.

Pjesemarresit do të maten në performancë dhe do të vlerësohen gjatë gjithë trajnimit në fushat përkatëse qe do te trajtohen.

Ne përfundim të trajnimit kandidatet do të pajisen me çertifikatën e cila dëshmon pjesëmarrjen e tyre në këtë trajnim. Kjo certifikatë e lëshuar nga kompania jonë vërteton se studenti ka marrë pjesë në të gjithë trajnimin, ka rritur njohuritë e tij teknike dhe profesionale mbi perdorimin e kesaj platforme dhe ka përfunduar me sukses të gjitha detyrat dhe testimet.

Pjesemarresit te cilet do te identifikohen dhe do te kene rezultate te larta ne testet qe do te kryhen, kompania do t’ju ofroje edhe mundesi internshipi ne rolin Software Developer.

Pagesa per pjesemarrje ne trajnim do te jete 10,000 leke pa TVSH.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e-mail:humanresources@infosoftgroup.com.al

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software