Agjent Shitje në Terren
A BI ESSE, kompani lider në fushën e tregtimit të materialeve elektrike, ndriçimit profesional arkitektural dhe industrial, realizimin e projekteve të ndryshme, sistemet inteligjente për godina shërbimesh e banesash, etj, me një eksperiencë 27 vjecare ne tregun shqiptar.
Në kuadër të zgjerimit të stafit A BI ESSE kërkon Agjent Shitje në Terren.
Ne jemi në kërkim të një agjenti shitjeje të përkushtuar dhe të motivuar për të bashkëpunuar me ekipin tonë të shitjeve në terren.
Aftësitë
Kandidati i duhur duhet të zotërojë aftësitë e mëposhtme:
- Të ketë dëshirë të punojë në fushën e shitjeve.
- Të posedojë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të jetë i shkathët, të dijë të organizojë dhe të menaxhojë mirë kohën.
- Të jetë i përkushtuar për të arritur dhe tejkaluar objektivat e shitjeve.
- Të ketë njohuri ne gjuhen angleze ose italiane
- Përvoja e mëparshme në fushën e shitjeve si dhe njohuria mbi materialet elektrike do të ishte një avantazh.
Nëse jeni një individ i përkushtuar, energjik, dhe gati të pranoni sfida, ne ofrojmë një ambient pune stimulues dhe me shumë mundësi në zhvillimin tuaj në karrierë.
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në adresën e emailit: hr@abiesse.al deri në datë 30.11.2023.
More Information
- Rruga/Zona Rr. 28 Nentori Nr. 73, 1051 Kashar, Tirana
- Tel/Mob +355 42 407 290
- Language anglisht, italisht
- Experience Level Junior