Kompania: IVA Elektronik
Pozicioni i punes: Agjent Shitje / Specialist Marketingu
Te manaxhoje dhe te avancoje praktikat e marketingut dhe rritjen e bazes se klienteve te kompanise. Te propozoje dhe te zbatoje plane marketingu duke shfrytezuar kanalet egzistuese te shitjes dhe te gjeneroje kanale te reja komunikimi.
Detyra dhe pergjegjesi:
- Te kontaktoje me telefon ne perditshmeri klientet e rinj potencial me objektivin e gjenerimit te shitjeve.
- Te menaxhoje llogarite e kompanise ne mediat sociale si kanal i rendesishem shitje
- Te krijoje dhe te postoje materiale informative dhe promovuese ne rrjetet sociale per te rritur prezencen e kompanise dhe produkteve.
- Te ndjeki aktivitetin ne rrjetet sociale dhe te mbaj komunikim ne kohe reale me ndjeksit.
- Te monitoroje, analizoje dhe raportoje per performancen e mediave sociale e te sugjeroj menyra me efektive per rritjen e ketij kanali komunikimi.
- Te edukoje pjesen tjeter te stafit ne perdorimin e mediave sociale dhe te promovoje perdorimin e tyre brenda kompanise
- Te gjeneroje dhe te perditesoje permbajtjen e informacionit ne web-faqen zyrtare te kompanise
- Te propozoje, krijoje, manaxhoje dhe te ndjek zbatueshmerine e buxhetit vjetor per te gjitha aktivitetet marketing
- Te mbaje kontakt te vazhdueshem me distributoret dhe te garantoje qe jane ne nje linje me politikat e marketingut/imazhit te kompanise. Te sugjeroje teknika per zgjerimin e rrjetit te distributoreve.
- Te menaxhoje/implementoje kontratat marketing dhe te mbaje marredheniet me agjensite e reklamave si dhe mediat online/shtyp/TV/Radio, etj. Te negocioje per cmimet me te mira.
- Te ndertoje materialet e komunikimit te brendshem si dhe ato te jashtem.
- Panifikim strategjik dhe implementim per fushata Above the Line (ATL), Below the Line (BTL) dhe Through the Line (TTL).
Kerkesat dhe kualifikimet:
- Te kete perfunduar shkollen e larte (preferohet Marketing, Ekonomik, Marredhenie me Publikun, Gazetari)
- Te kete experienca te mepareshme te ngjashme
- Te kete nivel profesional komunikimi verbal dhe drejteshkrimor.
- Njohuri te mira te platformave te rrjeteve sociale (FB, Instagram, LinkedIn, YouTube)
- Te jete i afte te punoj individualisht por edhe ne grup.
- Te jete proaktiv dhe te tregoje iniciative.
- Te zoteroj mire gjuhen Angleze.
Perbejne Avantazh:
- Eksperience me Photo Editing/Graphic Design, Adobe Photoshop ose te ngjashme
- Eksperience me Video Editing, ShotCut ose te ngjashme.
- Eksperience me CRM
- Eksperience me WordPress
- Eksperience ne Call Center
Benefitet
- Page baze kompetitive + Bonus per cdo shitje
- Orar Fleksibel mengjesi. Shtune e Diele pushim
- Mundesi pune dhe nga shtepia
- Mundesi avancimi ne karriere
Kontakt: hr@ivaelektronik.com
More Information
- Experience Level me eksperience