ADMINISTRATOR I PËRGJITHSHËM 25 views

SIGAL INVEST sh.a., Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, shpall një (1) vend të lirë pune për pozicionin:

 ADMINISTRATOR I PËRGJITHSHËM

 SIGAL INVEST sh.a. kërkon një drejtues me përvojë të konsoliduar në sektorin financiar, vizion strategjik, aftësi të larta drejtuese dhe integritet të lartë profesional, për drejtimin dhe administrimin e veprimtarisë së shoqërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat rregullatore.

 Përgjegjësitë kryesore

  • Drejton dhe administron veprimtarinë e përditshme të shoqërisë, duke siguruar zbatimin e ligjit, statutit dhe vendimeve të organeve kompetente.
  • Harton dhe propozon strategjinë e zhvillimit, planin e biznesit dhe buxhetin vjetor.
  • Mbikëqyr administrimin e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive, në përputhje me politikat e miratuara dhe interesat e anëtarëve dhe investitorëve.
  • Siguron funksionimin efektiv të sistemeve të kontrollit të brendshëm, administrimit të riskut dhe përputhshmërisë ligjore e rregullatore.
  • Drejton zhvillimin e biznesit, zgjerimin e bazës së anëtarëve dhe krijimin e partneriteteve institucionale e tregtare.
  • Drejton dhe mbikëqyr strukturat organizative dhe burimet njerëzore të shoqërisë.
  • Përfaqëson shoqërinë në marrëdhëniet me institucionet, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe partnerët e saj.
  • Raporton periodikisht pranë Këshillit të Administrimit, Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve dhe organeve të tjera kompetente, sipas ligjit dhe statutit, si dhe siguron informimin e përfaqësuesve të aksionarit.
  • Raporton te Grupi, në përputhje me strukturën dhe politikat e grupit, pa cenuar kompetencat e organeve drejtuese të shoqërisë.
  • Garanton transparencën, etikën profesionale dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe investitorëve.
  1. Kriteret dhe kërkesat për aplikantët
  • Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat ligjore dhe rregullatore për ushtrimin e funksionit, veçanërisht ato të përcaktuara në ligjin nr. 76/2023, “Për fondet e pensionit privat”, dhe ligjin nr. 56/2020, “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”.

Konkretisht, kandidatët duhet:

  • Të plotësojnë kriteret e aftësisë dhe përshtatshmërisë profesionale, integritetit, reputacionit të mirë dhe besueshmërisë, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të mos kenë pengesa ligjore ose rrethana që krijojnë konflikt interesi apo cenojnë pavarësinë në ushtrimin e funksionit.
  • Të zotërojnë diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose fusha të ngjashme dhe përvojë të dëshmuar në legjislacionin financiar, tregjet e kapitalit, fondet e pensionit privat, sipërmarrjet e investimeve kolektive, banka, sigurime dhe qeverisjen e shoqërive tregtare.
  • Të kenë të paktën 10 vite përvojë profesionale në sektorin financiar, prej të cilave të paktën 5 vite në pozicione drejtuese.
  • Të kenë përvojë në administrimin e fondeve të pensionit, investimeve, aseteve, bankave, sigurimeve ose institucioneve të tjera financiare.
  • Të zotërojnë kualifikimin profesional vendas ose ndërkombëtar në analizën e investimeve, administrimin e investimeve ose administrimin e fondeve, në përputhje me kërkesat ligjore dhe vlerësimin e AMF-së.
  • Të kenë njohuri të mira mbi tregjet financiare, investimet, administrimin e riskut dhe kuadrin ligjor e rregullator.
  • Të kenë aftësi të dëshmuara drejtuese, strategjike, organizative, komunikuese dhe vendimmarrëse.
  • Të zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze.

 Emërimi do t’i nënshtrohet përmbushjes së kritereve ligjore dhe procedurës së miratimit paraprak nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, sipas legjislacionit në fuqi.

 3. Dokumentacioni për aplikim

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:

  • CV të përditësuar.
  • Letër motivimi, ku të përshkruajnë përvojën drejtuese dhe kontributin që mund të sjellin në këtë pozicion.
  • Kopje të diplomave dhe certifikatave profesionale.
  • Dokumentacion që vërteton përvojën profesionale dhe drejtuese.

Dokumentacioni dhe deklaratat plotësuese për vlerësimin e aftësisë dhe përshtatshmërisë do të kërkohen në përputhje me kërkesat e AMF-së.

Aplikimet dërgohen në adresën: burimetnjerezore@sigal.al

Afati i fundit i aplikimit: 30.11.2026.

Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.

Emërimi do të realizohet në përputhje me kompetencat e organeve të shoqërisë, statutin dhe kërkesat ligjore e rregullatore të zbatueshme.

 

 

 

 

 

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Bulevardi "Zogu I", Nr. 1, Tiranë, Shqipëri
  • Tel/Mob +355686062829
  • Profili Sherbime Financjare