Në zemër të zonës më me potencial të Tiranës, qëndron arsyeja për të përjetuar modën, ushqimin e përsosur dhe mënyrën perfekte për të kaluar kohën e lirë. Te eksplorosh 42,000 metra katrorë lumturi me 150 dyqane që ofrojnë trendet më të fundit me çmime fantastike si dhe mobilim për shtëpinë, deri tek argëtimi dhe gastronomia mbreslënëse. Bëhuni gati të përballeni me zgjedhje kur të vizitoni Qendrën tonë pasi do të gjeni shumëllojshmëri në modë, pajisje, këpucë, bizhuteri, dhurata, suvenire, libra, produkte per mirëqenie dhe bukuri, elektronike dhe mobilim shtëpie. Hapur në Nëntor të vitit 2011, Tirana East Gate është pjesë e Balfin Group, grupi më i madh financiar në rajon.