Rruga/Zona
Bulevardi "Zogu I", Nr. 1, Tiranë, Shqipëri
Tel/Mob
+355686062829
Profili
Sherbime Financjare
About Us
SHTRIRJE RAJONALE
SIGAL Insurance Group është një prej grupeve më të mëdhenj të sigurimeve në rajon. E themeluar në 22 shkurt 1999, SIGAL operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut përmes 8 kompanive nga të cilat: 6 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë; 1 kompani risigurimi (e vetmja në rajon) dhe 1 fond pensionesh private.
LIDER I TREGUT
SIGAL është lider i tregut shqiptar të sigurimeve që nga viti 2002, me rreth 30% të tregut të sigurimeve të jo-jetës, më rreth se 50% të tregut të sigurimeve të jetës dhe 45% të tregut të pensioneve private.
Që prej fillimit të aktivitetit tonë, kemi paguar me qindra milionë euro dëmë shëndetësore dhe materiale për individë dhe kompani në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
ÇMIME DHE VLERËSIME
Ritmet e progresit të SIGAL janë vlerësuar gjithashtu edhe nga publikime profesionale në fushën e financës të cilat kanë vlerësuar SIGAL si Shoqërinë më të mirë të Sigurimeve ne Shqipëri ( Finance Central Europe), me Yllin e Artë të Cilësisë ( Bussines International Directions), TOP 100 Insurance Companies ( South-East Euro News), Superbrand International (Super Brand in Albania).
PARTNER NDËRKOMBËTAR
Portofoli i SIGAL Insurance Group është automatikisht i risiguruar në tregjet ndërkombëtare të risigurimeve në Londër, Gjermani, Austri dhe Zvicër, përmes kompanive prestigjioze si: UNIQA Re, Hannover RE, Swiss Re, Munich RE, AXA, Zurich, Allianz dhe AIG – liderë globalë në tregun e sigurimeve.