Natural

Follow

Natural

Company Information

  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Ndroq, Tiranë, Shqipër
  • Tel/Mob 042265547
  • Profili Tregti dhe Prodhim

About Us

Pasioni për një jetë aktive dhe të shëndetshme na nxiti të sillnim te konsumatori atë që i mungonte tregut shqiptar: produkte cilësore dhe 100% natyrale.

Kompania shqiptare “Natural Farming” (NAFA) është krijuar në vitin 2008 dhe që prej asaj kohe ruan me fanatizëm standardin e prodhimit, duke garantuar cilësi të lartë të produkteve që prodhohen me cikël të mbyllur brenda kompanisë. Ushqimi i bagëtive mblidhet në tokat tona, qumështi me vlera të larta ushqimore nga lopët e racave më të famshme në Europë si Bruna Alpina e Jersey dhe përpunimi i qumështit bëhet në mjediset prodhuese të NAFA-s me teknologjinë më bashkëkohore, nën brendin ekskluziv NATYRAL. Ferma organike “Natural Farming” është certifikuar me HACCAP dhe ISO 22000.

Produktet NATYRAL tërhoqën menjëherë vëmendje dhe fituan besimin e konsumatorëve, pasi janë produktet e vetme 100% të vërteta në treg. Lopët e përzgjedhura garantojnë cilësi të pakonkurrueshme të qumështit, kosit dhe bulmetit artizanal. Gjithçka që ofrohet në treg është natyrale dhe pa asnjë konservant, pa kimikate, qumësht pluhur, ngjyrues apo detergjentë.

Kosi NATYRAL është i vetmi në treg që shërben si farë për të zënë kos në shtëpitë tuaja. Nëse doni të vini re dallimin, provoni të zini kos me qumështin e markave të tjera.

Kimikatet dhe konservantët që përdoren te qumështi industrial shkaktojnë dëme të shumta në organizëm. Ato nxisin sëmundje të lëkurës, të syve, të mëlçisë, kancer, sëmundje kardiake, të zorrës së trashë, etj. Përkujdesja për shëndetin është motivimi i duhur për t’i qëndruar deri në fund idesë për produkte 100% natyrale dhe me vlera të larta ushqimore. Vërtet fëmijët tashmë po largohen gjithnjë e më shumë nga fshati dhe bagëtitë, por nuk ka pse t’iu mungojnë produktet cilësore dhe natyrale që të rriten të shëndetshëm.

Produktet NATYRAL shiten në 4 dyqanet tona të dedikuara të shitjes në Tiranë, ku ruhen në kushte shumë të përshtatshme frigoriferike, në 4 gradë Celsius. Në këto pika shitjeje mund të gjeni rreth 50 produkte me prejardhje nga fermat NATYRAL, drejt nga natyra.

Produktet NATYRAL janë të certifikuara dhe i përshtaten kërkesave tuaja. Ofrojmë në çdo pikë shitjeje Kos Natyral 3% yndyrë, Kos Natyral 0% yndyrë, djathë lope Feta 0% yndyrë që është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, kaçkavall lope, kaçkavall lope i grirë, gjalp i freskët, e shumë produkte të tjera me cilësi të pakonkurrueshme.