Mon Cheri Punesim

Follow

Mon Cheri Punesim

Company Information

  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location
  • Profili Punesim

About Us

Mon Chéri daton në tregun shqiptar që nga viti 2007 dhe sot shtrihet në çdo kënd të Tiranës, me synim zgjerimin e rrjetit edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Emri “Mon Chéri” transmeton pozitivitet, dashuri, harmoni, vlera të cilat ne kërkojmë t’i nxisim si tek punonjësit, edhe tek klientët tanë. Në ambjentet tona çdokush gjen një atmosferë miqësore, e cila i bën klientët dhe punonjësit të ndihen si pjesë e shtëpisë.

“Mon Chéri” përzgjedh më të mirët për t’i përfshirë në familjen e saj: personat më energjikë, entuziastë e miqësorë dhe sigurisht ata që kanë pasion kafen. Stafi ynë përbëhet nga 67% punonjëse femra, pasi ne mendojmë se vetë figura femërore mund të transmetojë më së miri vlerat që qëndrojnë në thelb të kompanisë tonë.

Kompania “Mon Chéri” synon të jetë lider në Shqipëri në sektorin e pijeve me bazë kafeje dhe ushqimit, duke vendosur standarde të reja në fushën e shërbimit dhe produkteve që ofron.