Kristofor Kolombi

Follow

This company has no active jobs

Kristofor Kolombi

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rr. e Elbasanit, rrugica “Sotir Kolea”, Përkrah Fakultetit të Ekonomikut, në hyrje të Qytetit Studenti, Tirane
  • Profili Arsim

About Us

“Kristofor Kolombi” ju ofron një gamë të gjerë studimesh ndërdisiplinare për gjuhët e huaja të cilat zhvillojnë kompetencat linguistike sipas CEFR në të shkruar dhe të folur si dhe ju mirëinformon për kulturën e gjuhës që ju studioni, me anë të metodave, teksteve dhe studimeve jashtë vendit (“Study Abroad Program”). Në shkollën “Kristofor Kolombi”, ju njiheni për herë të parë me metodologjinë e mësimdhënies “Task Based”, e njëjta metodologji që ushtrohet në universitetet amerikane, e përshtatur gjithashtu me metodologjitë më të fundit linguistike dhe pedagogjike bashkëkohore europiane. Kjo risi e sjellë për herë të parë në Shqipëri nga profesorë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënien e Gjuhëve të Huaja në Amerikë dhe Europë bën që nxënësit, studentët, dhe kursantët tanë të mësojnë një gjuhë të huaj në një kohë të shkurtër, në mënyrë superinteraktive, ndërdisiplinare, zbavitëse, krijuese dhe të efektshme. Metodologjia jonë e mësimdhënies mundëson çdokënd të zotërojë shkëlqyeshëm një gjuhë në dy vjet (gjashtë semestra tre mujorësh secili).

“Kristofor Kolombi” mundëson gjithashtu konsulencë dhe përkrahje në karrierën tuaj, duke ju drejtuar dhe mbështetur që në hapat e para të profesionit tuaj. Ju mund të përgatiteni për provimet e maturës (me qëllim që të zgjidhni profesionin e duhur), të merrni pjesë në trajnime profesionale (informatikë, gjuhë teknike, thellim të mëtejshëm të njohurive tuaja ne sajë të bibliotekave amerikane dhe europiane, online), workshope, apo të konsultoheni me specialistët tanë për çështje të dimensioneve të ndryshme jo vetëm me karrierën tuaj brenda vendit por edhe atë jashtë vendit. Ne, vazhdimisht ofrojmë trajnime (falas) për të ju informuar mbi aplikimet jashtë shtetit, një informacion aq i dobishëm por që mungon jashtë mase dhe që rrjedhimisht ka pasoja negative për shumë të rinj shqiptarë që nuk e zotërojnë atë.

Në shkollën tonë ju mund ti përkushtoheni dhe kurseve të artit. Profesorët tanë janë specialistë të fushave të ndryshme artistike (letërsi, pikturë, skulpturë, muzikë, yoga, etj.,) të cilët ndihmojnë që në zanafillë prindërit shqiptarë për të orientuar talentin e fëmijëve, dhe vazhdojnë me këmbëngulje dhe pasiontë mbështesin kursantët për një të ardhme të sukseshme. Puna e stafit tonë në kuadrin artistik është i veçantë pasi ne duam të kontribuojmë edhe ne fushën artistike me qëllim që vendi ku ne jetojmë të reflektojë sa më shëndetshëm jetën socialo-kulturore.