Kontakt.al

Follow

This company has no active jobs

Kontakt.al

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr. Pasho Hysa Nr 26 -0714
  • Tel/Mob 0692727671
  • Profili Ndertim

About Us

Kompania e ndërtimit Kontakt, prej më shumë se një dekade e gjysmë, është një ndër kontribuesit kryesorë në ndërtimin e projekteve me rëndësi të lartë për komunitetin dhe biznesin në vend. Kryesisht kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, por gjatë viteve të fundit edhe një numër i madh qytetesh, kanë parë ngritjen e rezidencave të banimit, njësive tregtare dhe projekteve me qëllime utilitare e shoqërore të projektuara, ndërtuara dhe financuara nga kompania Kontakt. E themeluar në vitin 1999, Kontakt është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me një ortak të vetëm. Kontributi i Kontakt nuk vjen vetëm përmes ndërtimit, por gjithashtu edhe punësimi mbetet një hallkë e rëndësishme e vizionit të kompanisë. Janë plot 60 bashkëpunëtorët më të ngushtë të administratës si; inxhinierë ndërtimi, arkitektë, financierë, juristë, dizajner dhe agjentë terreni, të cilët menaxhojnë me rigorozitet zbatimin e detajeve të çdo projekti. Zhvillimet më të fundit teknologjike të sektorit, bëjnë që Kontakt të kthehet në një nga emrat më të besuar “Made in Albania”. Diferenca që Kontakt ka bërë në tregun vendas, lidhet edhe me faktin se kompania përgjigjet çdo ditë për mirëmbajtjen e objekteve që ndërton, duke i kthyer këto projekte ndër më konkurueset në treg.