Kompleksi Taiwan

Follow

This company has no active jobs

Kompleksi Taiwan

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga Ibrahim Rugova, Parku Rinia
  • Profili Restorante

About Us

Kompleksi Taiwan është një nga komplekset argetuese më në zë të Tiranës. Me një sipërfaqe shërbimesh prej 10000 metra katrorë dhe i vendosur në qendër të qytetit, ai përfshinë restorante luksoze, bare, bowling, zonë me video game, club e kazino.

Ne në Kompleksin Taiwan i japim vlerë kohës tuaj të lirë, duke e bërë atë magjike dhe të paharrueshme. Në barin tonë me katër banakë, ju do të mund të kaloni moment relaksi, duke zgjedhur vetë se cilen pamje të Tiranës do të donit të shijonit, Dajtin , Shallvaret apo Shatërvanin.

Ëmbelsirat më të mira, me përfaqësuesen kryesore, trilecen, ju presin në Gelaterine. Të gjitha ëmbëlsirat tona gatuhen me shumë kujdes, me përbërës të freskët dhe vendas.
Kurse dëshirat tuaja gastronomike plotësohen më së miri në një nga restorantet tona.

Në Casa della Pasta ju presim me kuzhinën italiane, të rivizituar dhe të sjell në realitetin Shqipëtarë. Pastat e freskëta dhe picat më të shijshme janë ato, që përfaqësojnë më së mirë, një nga restorantet që ka bërë revolucionin në industrinë e restoranteve në vend.

Të gjithë fansat e mishit, i ftojmë të ngjiten në katin tonë të parë dhe të shijojë pjatat më të mirat të mishit në Steak House. Aty ku ndërthuren elementët modern me tradiconalen dhe zgarën e cila i jep një tjetër shije pajatave. Fiorentina, T-Bone Steak dhe Mishi i viçit në Guri vullkanik ju presin cdo ditë në Steak House.

Edhe të gjithë fansat e detit, ne i ftojmë të ngjiten në katin e parë të Kompleksit Taiwan dhe të shijojnë pjatat e peshkut, në ambjentin elegant, që i përshtatet më së miri elegancës së pjatave dhe ndërthurjes me parkun.

E pasi keni mbaruar së shijuari drekën tuaj në një nga tre restorantet tona, ju ftojmë të kaloni nga zona jonë dedikuar kohes së lirë me bowling, bilardo, kalceto tavoline dhe video games. Kurse mbremja kalohet vetëm në Music Box, me një shoqëri të mirë dhe një kokteil të përsosur në dorë.

Qëndrimi juaj në Tiranë do të jetë ndryshe!