ERA Franchise Systems LLC filloi zgjerimin e saj në Europë në vitin 1993 me hapjen e ERA France. Sot, ERA Europë është një nga rrjetet me rritjen më të shpejtë të pasurive të paluajtshme në Europe me 1,108+ zyra që funksionojnë në 17 vende europiane: Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Qipro, Republika Çeke, Francë, Gjermani, Kosovë, Luksemburg, Maltë, Mali i Zi , Hollandë, Portugali, Suedi, Zvicër dhe Turqi.
Blerësit dhe shitësit e pasurive të paluajtshme në të gjithë Europën mund të aksesojnë lehtësisht shërbimet gjithëpërfshirese të ERA Real Estate, në shumicën e qyteteve të mëdha dhe të mesme. Për të realizuar një shërbim me cilësi të lartë dhe shpërndarje efektive të produktit, ERA Real Estate integron Sistemin dhe shërbimet e saj ERA mbi Sistemin e Internetit ERA.