Delta është prezente në treg prej gati 20 vitesh duke shkruar me sukses historinë e cila daton që në vitin 1996. Nga hapat e para si një dyqan për tregëtimin e pllakave dhe hidrosanitareve sot showroom-et delta janë një pikë referimi për trendet e reja të arredimit të shtëpive. Firma të njohura ndërkombëtare janë bërë të prekshme për klientët në vend falë përkushtimit të deltës për të sjellë një koncept të ri, modern dhe funksional në kompletimin e çdo ambineti. Përkushtimi për të bërë më të mirën ka rritur investimet në disa qytete në vend me showroom-e si dhe e ka renditur deltën në rradhët e kompanive të suksesshme.
Delta tashmë e ka vulosur emrin e saj në treg duke arritur të fitojë besnikërinë e konsumatorit për brandet që ofron. Vitet e gjata në treg, përkushtimi në atë që ofron për klientët e saj, dhe garancia në produktet që sjell kanë bërë që puna të përkthehet në vlerësime dhe kjo jo vetëm nga klientët të cilët e kanë zgjedhjen e tyre të parë por edhe më gjerë. Kështu në tetor të vitit 2016 kompania delta u vlerësua me çmimin “Super Brands Albania”. Nga viti në vit, brande të njohura ndërkombatrisht i janë bashkuar gamës së gjerë të produkteve që ndodhen në showroom-et delta për të plotësuar sa më mirë nevojat dhe pritshmëritë e gjithsecilit.